LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija shkatërron Vardarin dhe rikthen kreun

Shkëndija shkatërron Vardarin dhe rikthen kreun

Java e tetë e Ligës së Parë të Maqedonisë ka sjellë rezultate interesante, me Shkëndijën e Tetovës që ka mundur me rezultat të thellë Vardarin, duke e rikthyer pozitën e parë, njofton Telegrafi.

Kuqezinjtë nga Tetova kanë harruar disfatën e mesjavës nga Gostivari, duke e mundur Vardarin me rezultat 4-0.  Që në pjesën e parë futbollistët tetovar paralajmëruan se do të fitojnë me rezultat të thellë. Golat u shënuan si në shirit filmi, me Trumcin që realizoi në minutën e  3-të, pastaj në të 13-tën Ibraimi dhe super gol shënoi në të 27-tën. Në pjesën e dytë Shkëndija menaxhoi mirë lojën, duke mos u sforcuar shumë, ndërsa në minutën e 73-t, ishte Florent Ramadani që realizoi një super gol për rezultatin 4-0, që doli të jetë dhe rezultati përfundimtar. Me këtë fitore Shkëndija përsëri ka marrë kreun e renditje në tabelë, duke lënë pas vetes Rabotniçkin dhe Gostivarin.


Derbi tjetër u luajt në Strugë, ku dy ekipet shqiptare Struga dhe Gostivari e mbyllën ndeshjen në barazim 2-2. Struga dy herë kishte epërsi, por Gostivari arrit që të rikthehej. Kampionai aktual kaloi në epërsi me Kehinden, ish-sulmuesi i Gostivarit në minutën e 25-t, ndërsa Gostivari barazoi me Aydogan në minutën e 36-t. Struga riktheu epërsinë në minutën e dytë të kohës shtesë të 45 minutav etë para me Compaoren, ndërsa Gostivari barazoi në të 85-tën me Simonovskin. Pikërisht kur u barazua rezultati kishte një tollovi mes futbollistëve të të dy ekipeve, që rezultoi me ndërprerje të ndeshjes, e që arbitri kryeso u detyroi të jap 12 minuta kohë shtesë. Por deri në fund asnjëra ekip nuk arriti që të ndryshojë rezultatin.

Ekipi i Besës së Dobërdollit ka fituar derbin tjetër shqiptar duke e mundur Voska Sportin me rezultat minimal 1-0, por që u dhanë tri pikë shumë me vlerë. Autor i golit të vetëm ishte Remzifaik Selmani që në minutën e 11-t.

Shkupi nuk po arrin të rimerr veten,  vazhduar përsëri me avazin e vjetër, pas një fitore dhe një barazimi në javën e 6-t dhe të 7-t, sot është mundur nga Rabotniçki me rezultat 2-1. Edhe pse Shkupi kishte lojë më të mirë, duke dominuar skuadrën tjetër nga Shkupi, nuk arriti të konkretizoj një sur rastesh. Rabotniçki që mbetet ekipi i vetëm që nuk ka shijuar disfatën, kishte epërsi prej 2-0, fillimisht me golin e shënuar në minutën e 38′ me anë të iranianit Reghba.  Në pjesën e dytë Shkupi u ndëshkua me autogolin e sllovakut Pinter në të 56-të, ndërsa humbjen e zbuti me golin e Stojanovskit në të 78-tën.

AP Brera është treguar e pamëshirshme ndaj Pelisterit duke e mundur me rezultat 4-0, ndërsa ndeshja e vetme ku nuk u shënua asnjë gol, ishte përballja Tiveshi – Sileksi. / Telegrafi /

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori