LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija nuk e jep kreun, Struga e Gostivari e ndjekin nga pas

Shkëndija nuk e jep kreun, Struga e Gostivari e ndjekin nga pas

Java e pestë e kampionatit më të mirë të Maqedonisë ka dëshmuar se ky sezon do të jetë mjaft interesant dhe se për titullin kampion, pozitën për dalje në garat evropiane dhe mbijetesë do të jetë e hapur, njofton Telegrafi.

E gjithë vëmendja dje ishte në stadiumin e Çairit në Shkup, ku u luajt derbi i madh shqiptar mes Shkupit dhe Shkëndijës, ndeshje kjo që përfundoi me barazim 1-1. Në fushë dy ekipet e dëshiruan fitoren, ndërsa në tribuna që kishte më shumë se 6.000 shikues u pa një atmosferë e mrekullueshme dhe anim korrekt dhe dinjitoz.

Shkëndija me këtë barazim vazhdon të mbetet lider dhe i pamposhtur, duke treguar ambicie të qarta për titull, ndërsa Shkupit dal ngadalë po i rrëshqet nga duart gara për titull, por edhe pozita që do ta dërgojë në garat evropiane do të jetë mjaft e vështirë, pasi nga 5 javët e para ka vetëm një fitore, dy barazime dhe dy disfata.


Edhe Struga po luan me ndryshime nga java në javë. Sigurisht se kualiteti i futbollistëve strugan me Pelisterin që këtë sezon u inkuadrua në Ligën e Parë janë të mëdha dhe pritej fitore e struganëve, por ndodhi e kundërta, morën vetëm një pikë. Strugën në javën që vjen e pret një duel tjetër i vështirë, ku do të ketë mysafir Shkupin.

Edhe Gostivari dështoi këtë javë, pasi ishte favorit absolut ndaj Vardarit të fundit. Por kur pritej fishkëllima e fundit, shkupjanët barazuan nga gjuajtja e lirë në kohën shtesë. Por Gostivari mbetet lartë në tabelë dhe ndjekës i afërt i liderit Shkëndijës. Besa dhe Voska këtë javë nuk patën fat, u mundën nga kundërshtarët e tyre.

Besa humbi si mysafire me rezultat të ngushtë 3-2 në Strumicë nga AP Brera, ndërsa Voska luajti në shtëpi në Ohër, ku u mund 0-3 nga Sileksi, /Telegrafi/

Rezultatet: Shkupi – Shkëndija  1-1, Gostivari – Vardari  1-1, Pelisteri – Struga 1-1, AP Brera – Besa Dobërdoll 3-2, Voska – Sileksi  0-3 dhe Rabotniçki – Tikveshi 3-1.

Standings provided by Sofascore

Në xhiron e 6-të (22 shtator) në ora 15:00 takohen: Struga Trim Lum – Shkupi, Besa 1976 – Pelisteri, Shkëndija – Voska, Sileksi – Gostivari, Rabotniçki –  AP Brera, Tikveshi –  Vardari.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori