Shkëndija në krye të tabelës, dramatike java e fundit e gjysmësezonit!

Java e 17-të e Ligës së Parë të Maqedonisë ka sjellë ndryshime në renditje dhe shumë emocione, pavarësisht se të gjitha ndeshjet u luajtën pa praninë e tifozëve, për arsye sigurie, njofton Telegrafi. Shkëndija shkëputet në krye: Me fitoren minimale ndaj Voskës (0-1), falë golit të Florent Ramadanit, Shkëndija ka marrë kryesimin e tabelës me dy pikë diferencë ndaj Sileksit dhe Gostivarit. Kjo epërsi i vendos kuqezinjtë në një pozitë të favorshme për të fituar titullin simbolik të kampionit vjeshtor.
Shkupi mposht kampionin aktual Strugën: Pas pesë humbjeve radhazi, Shkupi arriti një fitore të thellë 3-1 ndaj kampionit aktual Struga Trim-Lum. Golat nga Guye, Asani dhe Stojanovski shënuan rikthimin e ekipit, ndërsa Struga mbeti jashtë formës së saj të zakonshme, duke mbetur pas ekipeve pretenduese për titull.
- Shkupi – Struga 3-1
- Voska Sport – Shkëndija 0-1
- Gostivari – Sileksi 0-0
- Pelisteri – Besa 1-0
- AP Brera – Rabotniçki 1-3
- Vardari – Tikveshi 1-1
Java e 18-të (08.12.2024, ora 13:00):
- Shkëndija – Gostivari
- Besa – Shkupi
- Struga – Voska Sport
- Tikveshi – AP Brera
- Rabotniçki – Pelisteri
- Sileksi – Vardari











































