LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija e Shkupi nuk ndalen, Voska këndellet, Struga ende në shok

Shkëndija e Shkupi nuk ndalen, Voska këndellet, Struga ende në shok

Java e 21-të e Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut solli vazhdimësinë e sukesshem të Shkëndijës, që po fillon shkëputjen në tabelë, ndërsa edhe një Shkup që vazhdon të fitojë edhe pse me një ekip shumë të cunguar dhe futbollistë të rinj, njofton Telegrafi.

Skuadra më e mirë në pjesën pranverore të sezonit, Shkëndija nga Tetova, vazhdoi serinë e fitoreve dhe ka katër fitore në po aq ndeshje zyrtare në vitin 2025. Tetovarët mundën 1-0 Tikveshin dhe vazhdojnë të jenë kë kreun e tabelës, duke fillua kështu ngadalë edhe shkëputjen nga konkurrentët.

Pas disa gjysmë rasteve, goditjeve të lira dhe atyre nga këndi, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 35-të. Besart Ibrahimi krosoi, ndërsa në mënyrë maestral topin e dërgoi në rrjetë nigeriani Alhassan me një goditje me thembër. Për 24-vjeçarin Alhasan ky është goli i parë në fanellën e Shkëndijës pas tre asistimeve.


Futbollistët e FC Shkupit arritën fitoren e pestë radhazi, pasi mposhtën Pelisterin me rezultat 3-1. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Çairit ofroi tre gola në rrjetën e mysafirëve dhe një te vendasit. Shkupi kishte epërsi me dy golat e Ibishit, më pas shënoi Ajeti, ndërsa Ivanovski shënoi golin e vetëm për Pelisterin, nga pika e bardhë, pasi me dorë kishte luajtur kapiteni Ramani.

Xhemail Ibishi – FC Shkupi

Skuadra e Voska Sport mori një fitore shumë të rëndësishme 3-1 ndaj Brerës së Strumicës. Golin e parë për Voskën e shënoi kroati Toni Vinogradac, më pas shënoi ganezi Clinton Osei, ndërsa për rezultatin përfundimtar 3-0 shënoi Ilird Ademi. Vetëm katër minuta para fundit, Brera zbuti disfatën me golin e Fahd N’Dzengue.

Skuadra e Struga Trim Lum as me trajnerin e ri, Illç Gjorgjioski. Kësaj radhe struganët u mposhtën nga Sileksi me rezultat 3-1 në Kratovë dhe kjo disfatë ka bërë që tu ikë nga duart lufta për titull.

Skuadra e Gostivarit në këtë javë përballë kishte Rabotniçkin, duke e mbyllur edhe një ndeshje në barazim 0-0. Edhe Gostivari kishte paralajmëruar se kërkon të fitojë titullin, por në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm 1 fitore  dhe katër barazime. Kujtojmë dje me barazim 0-0 përfundoi edhe ndeshja Vardari – Besa. /Telegrafi/

Java e 21 e LPFM

Shkëndija – Tikveshi 1-0 , Sileksi – Struga TL 3-1, Gostivari – Rabotniçki 0-0, Shkupi – Pelisteri 3-1, Voska – Brera 3-1, Vardari – Besa 0-0.

Në trend Sport

Më shumë
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Premier League
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Sergio Ramos zgjedh lojtarët e tij të preferuar që luajnë aktualisht te Real Madridi

Sergio Ramos zgjedh lojtarët e tij të preferuar që luajnë aktualisht te Real Madridi

La Liga
Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori