LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija e Haraçinës eliminoi Rabotniçkin në Kupën e Maqedonisë

Shkëndija e Haraçinës eliminoi Rabotniçkin në Kupën e Maqedonisë

Ekipi i Ligës së Tretë, Shkëndija e Haraçinës ka bërë surprizën më të madhe në xhiron e parë të edicionit të sivjetmë të Kupës së Maqedonisë, pasi në shtëpi ka eliminuar Rabotniçkin me rezultat 2-0, njofton Telegrafi.

Në sport asgjë nuk është e pamundur, skuadra e Ligës së tretë Shkëndija nga Haraçina e Shkupit, e udhëhequr nga trajneri Erkan Murseli ka eliminuar favoritin e madh dhe një nga ekipet më të mira të Ligës së Parë, Rabotniçkin. Kjo ndeshje u luajt në kuadër të 1/16tës të Kupës së Maqedonisë. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2-0.

Kjo ndeshje u luajt në stadiumin e KF Fortunës nga lagja e Hasanbegut në Shkup. Golin e parë për kuqezinjtë nga Haraçina e shënoi Trpeski në minutën e 6-të. Rabotniçki më pas filloi të sulmonte me të gjitha forcat, duke luajtur vazhdimisht para portës së portieri Burhan Mustafa, por megjithatë favoriti i madh nuk arriti ta gjejë rrugën drejt rrjetës së Shkëndijës as edhe një herë.


Në anën tjetër, Shkëndija e Haraçinës në minutën e 85-të nga një kundërsulm arriti të shënojë golin e dytë për rezultatin final 2-0 me anë të Aliut. Sigurisht që kjo është një sensacion i madh dhe arritje për skuadrën e Shkëndijës nga Haraçina.

Futbollistët e Shkupit nuk patën aspak problem në fazën e 1/16-të të Kupës së Maqedonisë, pasi mposhtën bindshëm skuadrën e Xhepçishtës me rezultat 0-8 (0-4).  Skuadra nga Shkupi shënoi katër gola në pjesën e parë ku shkëlqeu Edmundson, i cili shënoi “hat trick” ndërsa një tjetër e shënoi Clement Ansah.  Pjesa e dytë ishte rutinë për Shkupin, duke shënuar edhe katër të tjerë, dy herë shënoi Daci, ndërsa nga një shënuar Avornyo

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova ishte mysafire e ekipit nga Liga e katërt Jeni Maale në Manastir. Tetovarët treguan cilësinë e tyre në fushë dhe me rezultat, duke shënuar fitore 5-0 me autor Latifin, Krstevski, Kocev, Bamba dhe Shefiti.

Edhe Struga ka marrë fitore si mysafir, duke e mundur ekipin e Slloga Vinica me rezultat 1-6.

Besa ishte më i mirë se Ohri dhe shënoi fitore me rezultat 1-5, Arsimi ka avancuar tutje duke e mundur Kozhufin me rezultat 1-2. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Bruno Fernandes thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Portos

Bruno Fernandes thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Portos

Liga e Evropës
Foda publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e tetorit: Mungon Vedat Muriqi, rikthehen të përjashtuarit, ka emra të rinj

Foda publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e tetorit: Mungon Vedat Muriqi, rikthehen të përjashtuarit, ka emra të rinj

Përfaqësuesja e Kosovës
Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Formula 1
Toni Kroos nuk kursen FIFA-n, hedh kritika të ashpra

Toni Kroos nuk kursen FIFA-n, hedh kritika të ashpra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori