LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtari rus thotë se edhe shtete tjera mund të kenë mostra të agjentit nervor “Noviçok”

Shkencëtari rus thotë se edhe shtete tjera mund të kenë mostra të agjentit nervor “Noviçok”

Shkencëtari rus, i cili fillimisht kishte ndihmuar në zhvillimin e agjentit nervor që besohet se është përdorur për të helmur ish-spiunin rus në Britani, thotë se edhe shtetet tjera mund të kenë prodhura mostra të substancës.

Por, në një intervistë për Current Time TV, Vil Mirazaynov, i cili ka emigruar në SHBA gjatë viteve 1990, ka fajësuar Rusinë për helmimin, rast ky që ka ngritur tensionet në mes të Moskës dhe Londër, ku dy qeveritë kanë dëbuar diplomatët e shteteve të njëra-tjetrës.

Mirzayanov thotë se e ka publikuar formulën e agjentit nervor – të njohur si noviçok- në një libër në gjuhën angleze të publikuar më 2008.


Ish-spiuni rus dhe bija e tij filmohen duke shëtitur me veturë disa orë para se të helmoheshin, policia dyshon se vetura e tyre ishte "spërkatur" me agjent nervor (Video)
Lexo po ashtu Ish-spiuni rus dhe bija e tij filmohen duke shëtitur me veturë disa orë para se të helmoheshin, policia dyshon se vetura e tyre ishte "spërkatur" me agjent nervor (Video)

“Britanikët kanë mundur ta kenë sintetizuar atë në bazë të formulave që unë kam publikuar në librin tim”, thotë ai.

“Secili shtet përkujdeset për sigurinë e vet, dhe si pjesë e studimit të kërcënimeve të mundshme, një model mund të ketë krijuar”, thotë ai.

“Shumë shtete mund të kenë mostra, por prodhimi u rafinua vetëm në Bashkimin Sovjetik dhe në Rusi”, thotë Mirzayanov.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, pasi i janë ekspozuar agjentit nervor më 4 mars, në Britani.

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori