LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët zbulojnë ‘super rrufenë’ njëmijë herë më të ndritshme se goditjet tipike të rrufesë

Shkencëtarët zbulojnë ‘super rrufenë’ njëmijë herë më të ndritshme se goditjet tipike të rrufesë

Herë pas here, Toka na kujton se është e aftë të lëshojë një energji të furishme.

Rasti në fjalë: shkencëtarët sapo kanë zbuluar një ekstrem të ri në pikat e nxehta të aktivitetit të rrufesë të quajtur ‘super rrufeja’: goditje të forta të rrufesë që janë deri në 1000 herë më të ndritshme se goditjet tipike të rrufesë, transmeton Telegrafi.

Vëzhgimet vijnë nga studiuesit në Laboratorin Kombëtar të SHBA-së Los Alamos, të cilët përdorën satelitët për të matur ngjarjet ekstreme të rrufesë.


Super rrufetë u zbuluan për herë të parë nga të dhënat satelitore në vitet 1970.

Që nga ajo kohë, shkencëtarët e atmosferës kanë debatuar për atë që me të vërtetë llogaritet si super rrufe, sepse matjet e marra nga instrumente të ndryshëm mund të ndryshojnë.

“Kur të shihni një rrufe nga hapësira, do të duket shumë më e errët sesa sikur ta shihnit nga niveli i tokës sepse retë bllokojnë pak dritën” , tha Peterson , duke shpjeguar se si matjet satelitore mund të ndryshojnë nga detektorët e bazuar në tokë.

Ekziston edhe pyetja nëse super rrufetë mbingarkohen nga ndonjë fenomen unik, apo nëse janë goditje më të mëdha se rrufetë e zakonshme.

“Të kuptuarit e këtyre ngjarjeve ekstreme është e rëndësishme sepse na tregon se për çfarë është e aftë rrufeja të bëjë”, tha Peterson, i cili ka zbuluar disa goditje të rrufeve rekord në vitet e fundit – duke përfshirë një mega rrufe (rrufeja me kohë të gjatë) që shtrihej rreth 700 kilometra nëpër qiell dhe zgjati gati 17 sekonda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori