Shkencëtarët mund të kenë një shpjegim të ri për një ndër vetitë më të çuditshme të trurit – fenomenin e deja vusë. Profesori skocez Akira O’Connor mendon se një “çrregullim në Matrix” është vetëm një vëzhgim i fakteve që bëhet nga truri jonë.
Për të dëshmuar teorinë e vet, Dr. O’Connor ka kryer një sërë eksperimentesh që kanë përfshirë shkaktimin artificial të deja vusë. Metoda kishte qenë që t’i tregohej pjesëmarrësve të studimit një numër i fjalëve që lidheshin nga një koncept i përbashkët. P.sh., në serinë e fjalëve jastëk, shtrat, natë, nuk kishte qenë fjala gjumë, transmeton Telegrafi.
Menjëherë pasi ia kishin treguar seritë e fjalëve pjesëmarrësve të studimit, hulumtuesit i kishin pyetur nëse ata kishin dëgjuar fjalë me “gj” në të dhe përgjigja kishte qenë negative. Sidoqoftë, më vonë, kur e kishin bërë të njëjtën pyetje, pjesëmarrësit kryesisht kishin thënë ‘gjumë’.
Ata kishin vazhduar të mendonin se në fakt e kanë dëgjuar këtë fjalë pasi që ishte shumë e zakonshme për një seri të tillë të fjalëve.
Turinjtë e pjesëmarrësve ishin duke i mbi-interepretuar kujtimet e tyre, gjë që i bënte ata të ndjenin momente të fuqishme të deja vusë.
Një rezonancë magnetike funksionale kishte demonstruar se zonat më aktive të trurit në momente të tilla ishin përgjegjëse për marrjen e vendimeve, e jo kujtimet.
Dr. O’Connor supozon se këto zona të trurit e krijojnë ndjenjën e deja vusë pasi që i gjurmojnë kujtimet dhe kërkojnë gabime në to. Kur e gjejnë një mospërputhje, ato aktivizohen përnjëherë, përderisa ne e përjetojmë një ndjenjë të frikshme sikurse kjo të ketë ndodhur edhe më parë.
Një hulumtues tjetër, Stefan Kohler nga Kanada, mendon se mund të jetë një konflikt rezolucioni që ndodh në tru gjatë deja vusë.
Por, shumë të dhëna tjera duhet të mblidhen para se kjo teori të dëshmohet, mirëpo, nëse është e vërtetë, fenomeni i deja vusë më në fund do të zbulohet. Kjo do të thotë se truri e kontrollon kualitetin e kujtimeve dhe shikon për mospërputhje mes atyre që i mbajmë mend dhe atyre çfarë mendojmë se bëjmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës