Shkencëtarët, mendja njerëzore mund të lexohet

Zbulimi i madh do të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara të të folurit që të komunikojnë nëpërmjet leximit të mendjes.
Shkencëtarët studiuan për një kohë të gjatë mënyrën e formimit të fjalëve në trurin e njeriut. Ata morën në studim 4 persona, të cilët vuanin nga sëmundja e epilepsisë dhe vendosën në kokat e tyre 64 elektroda.
Duke përdorur elektroda, ata gjetën zonën e trurit që është e përfshirë në krijimin e 40 apo më shumë tingujve, të cilët formojnë gjuhën angleze. Më pas, ata zbuluan se secili prej këtyre tingujve ka sinjal të veçantë që mund të lexohet nga një program kompjuterik. Nëpërmjet programit kompjuterik, ata mund të kuptojnë se çfarë po mendojnë personat me aftësi të kufizuara.
Një nga studiuesit thotë se ende nuk mund të lexojë plotësisht mendjen e dikujt, por si fillim ekzistojnë provat e duhura se kjo mund të bëhet, raportoi ABC News./Telegrafi/





















































