LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë një tjetër mënyrë të gjurmimit të coronavirusit – përmes kanalizimeve

Shkencëtarët kanë një tjetër mënyrë të gjurmimit të coronavirusit – përmes kanalizimeve

Shkencëtarët në fushën e mbikëqyrjes së ujërave të zeza, të njohur si epidemiologjia e ujërave të zeza, thonë se testimi i mbeturinave njerëzore në sistemet e kanalizimeve për COVID-19 mund të ndihmojë në zbulimin dhe përgjigjen ndaj shqetësimeve rreth virusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, hulumtimet në një numër vendesh kanë treguar që COVID-19 mund të zbulohet në ujërat e zeza, duke përfshirë një studim në Paris nga autoriteti i ujit i qytetit i cili gjeti një lidhje të drejtpërdrejtë midis niveleve të virusit në kanalizime dhe numrit të infeksioneve në qytet.

Dhe ndërsa qytete në të gjithë botën dalin nga bllokimi, shkruan France24, ndjekja e shkallës së coronavirusit në kanalizime mund të sigurojë një paralajmërim të hershëm nëse normat e infeksionit fillojnë të rriten përsëri.


“Shumica e njerëzve e dinë që ju lëshoni shumë viruse përmes grimcave të frymëmarrjes dhe pikave në mushkëri. Por në fakt, ajo që dihet më pak është se në të vërtetë lëshoni më shumë grimca të vogla virale në jashtëqitje sesa nga mushkëritë. Pra, në thelb ne po e përdorim atë”, tha Davey Jones, profesor i shkencës së mjedisit në Universitetin Bangor në Uells për Reuters.

Teknika tashmë është përdorur në luftën për të zhdukur Polio dhe për të gjurmuar rezistencën e antibiotikëve në bagëti dhe mund të jetë një alternativë më e lirë dhe e shpejtë për të gjurmuar COVID-19.

“Ne thjesht mund të vëzhgojmë sasitë e virusit – në thelb të vdekur – në ujërat e zeza dhe ta përdorim atë si një mjet monitorimi për të punuar në thelb se sa njerëz në popullatë kanë kontraktuar sëmundjen. Dhe në thelb, pavarësisht nëse është në rritje apo rënie”, tha profesori Davey. “[Dhe] nëse gjëra të tilla si masat e bllokimit janë duke funksionuar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Botë
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Amerika
Kalo në kategori