LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqeu ndaj Ballkanit, Arlind Veliu ylli i javës në Superligë

Shkëlqeu ndaj Ballkanit, Arlind Veliu ylli i javës në Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 22-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arlind Veliu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Luan Tabaku, Bujar Asllani dhe Muhamet Sylejmani.


Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 22-të t’i takojë Arlind Veliut, për herë të dytë në këtë edicion kampional. Veliu, përpos që shënoi një gol të bukur, u shqua me ndërhyrjet e tij në mbrojtje, duke qenë më meritori për fitoren e FC Malisheva kundër FC Ballkani (3:1).

Pasi mori këtë çmim, Veliu u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Jam shumë i lumtur për këtë vlerësim dhe do të vazhdoj të jap maksimumin për ekipin tim. Ishte një gol vendimtar, i cili na ndihmoi të sigurojmë tre pikë të rëndësishme.

“Do të vazhdojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje, duke u përpjekur të paraqitemi sa më mirë dhe të arrijmë objektivin tonë. Shpresoj që do të luftojmë deri në fund për titullin kampion dhe pse jo, të sigurojmë edhe daljen në Evropë. Është kënaqësi e madhe për mua të luaj me Malishevën dhe ëndrra ime është që ta përfaqësojmë sërish klubin në garat evropiane”.

“Ky çmim është një motiv shtesë për mua, për të vazhduar të punoj dhe të ndjek synimet e mia për të luajtur në Evropë. Shpresoj që ky sezon të jetë një nga më të mirët dhe të arrijmë suksesin që e dëshirojmë të gjithë”.

“Natyrisht, çdo çmim që marr është rezultat i punës së përbashkët me bashkëlojtarët dhe stafin. Shpresoj që ky të mos jetë çmimi i fundit për një lojtar të Malishevës, sepse të gjithë e meritojnë një vlerësim për përkushtimin e tyre.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori