Shkëlqejnë Fox dhe Sabonis, Kings marrin fitore të madhe te Clippers

462:"SACRAMENTO, CALIFORNIA - DECEMBER 22: De'Aaron Fox #5 and Domantas Sabonis #10 of the Sacramento Kings celebrate during the second half of their win over the Phoenix Suns at Golden 1 Center on December 22, 2023 in Sacramento, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Ezra Shaw/Getty Images) 12:"Getty Images
Sacramento Kings ka vazhduar me fitore në NBA, pasi ka triumfuar në udhëtim te Los Angeles Clippers në kryendeshjen e ditës së diel në NBA.
Kings triumfuan me 26 pikë epërsi ndaj Clippers 107:123 në një ndeshje që në çerekun e parë ishte e barabartë vetëm.
Fundori amerikan D'Aron Fox ishte fantastik në këtë sfidë me 33 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.
Me lojë të mirë u dalluan edhe Harrison Barnes me 22 pikë dhe qendra lituaneze Domantis Sabonis që arriti shifrën magjike të 'Triple-Double' me 17 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime.
Te skuadra vendase Nick Powell me 21 pikë si dhe James Harden e Kawhi Leonard me nga 20 të tjera ishin më efikasit, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































