LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet polici amerikan që u filmua duke bërë “parodi” me rekrutimin e policëve të rinj: Dëshironi të vrisni njerëz dhe t’i hiqni qafe

Shkarkohet polici amerikan që u filmua duke bërë “parodi” me rekrutimin e policëve të rinj: Dëshironi të vrisni njerëz dhe t’i hiqni qafe

Një polic nga Louisville, SHBA, është shkarkuar pasi filmoi një video parodike sa i përket rekrutimit të policëve të rinj, duke i thënë qytetarëve amerikanë se mund të “vrasin pa u ndëshkuar” derisa përqesh edhe vdekjen e Breonna Taylor.

Turhan Knight, një zyrtar policor që nga viti 2018 është shkarkuar nga posti, pasi zyrtarët e këtij qyteti mësuan për ekzistencën e një videoje ku ai përqesh vdekjen e 26-vjeçares me ngjyrë, transmeton Telegrafi.

Ajo u vra derisa po flinte gjatë 13 marsit të vitit 2020, kur policët kryen një bastisje dhe u futën dhunshëm në apartamentin e saj – duke shkrepur 33 plumba – gjashtë prej të cilëve goditën Taylorin e cila mbeti e vrarë në vend.


Në video shihet Knight i uniformuar duke ecur pranë veturave të policisë në Kentucky, derisa thoshte: “Dua të flasë me ju dhe t’ju bëjë thirrje që të vini, bashkohuni me ekipet tona për t’ju përgjigjur thirrjeve. Vëllezër kemi nevojë për ju. Po kalojnë nëpër shumë momente të vështira – po tentojmë të riparojmë marrëdhëniet e tona të prishura. Përgjigjuni telefonave dhe jini pjesë e një departamenti të madh të policisë. Nuk ka rëndësi çfarë ndodhi me Breonna Taylor. E kemi vrarë atë bu****. Dëshironi të vrisni njerëz dhe t’i hiqni qafe. Bashkohuni departamentit të policisë Louisville”.

Sindikata e policisë ka bërë të ditur se nuk do ta mbrojë Knightin gjatë seancave dëgjimore, ku pranuan se videoja ishte e tmerrshme dhe se nuk uniformë për dikë që tallet me gjëra kaq të ndjeshme. /Telegrafi/