LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet gjykatësja Jankoska e cila ishte kundër ”bombave”

Shkarkohet gjykatësja Jankoska e cila ishte kundër ”bombave”

Gjykatësja Sllavjanka Jankoska, e cila ishte kundër ”bombave” tashmë nuk është gjykatëse, pasi që është shkarkuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu vendosi Këshilli gjyqësorë për gjykatësen e Gjykaëts Themelore Shkupi 1. Me 9 vota u konstatua se Jankoska i plotëson kushtet për pensionim dhe u votua shkarkimi i saj.

Jankoska njihet për vendimin e saj për gjoja ”bombat” nuk paraqesin dëshmi në procedurë. Ajo ka punuar në lëndët kundër Zoran Verushevskit dhe Ljube Boshkoskit. Gjithashtu, ajo njihet edhe për rastin e ikjes së një të dyshuari nga gjykata derisa priste që t’i përgatitet vendimi për paraburgim./Telegrafi/