Shkarkohet bordi i Stacionit të Autobusëve, caktohen anëtarët e rinj

63:"Komuna e Prishtines, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla. 11:"Atdhe Mulla
Komuna Prishtinës ka njoftuar se është shkarkuar Bordi i Stacionit të Autobusëve. Në njoftimin e Komunës është thënë se caktimi i anëtarëve të rinjë është bërë me qëllim të vazhdimit të reformave.
"Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike 'Stacioni i Autobusëve', ka marr vendim sot që të shkarkojë Bordin e kësaj ndërmarrjeje, dhe të caktojë anëtarët e rinj, që mënyrë që të vazhdohet me reforma", ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Anëtarët e rinj të Bordit, janë:
1. Faton Raçi
2. Anita Morina Saraçi
3. Afërdita Syla Ismaili
4. Fatmir Morina. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































