Shkarkimi i Erik ten Hag në Leverkusen ishte vendosur që në ndeshjen e parë

Pas vetëm javës së dytë të sezonit 2025/26 në Bundesliga, Bayer Leverkusen shkarkoi trajnerin Erik ten Hag, një vendim që shkaktoi habi të madhe në opinionin sportiv.
Tashmë ka dalë në pah se vendimi për largimin e 55-vjeçarit holandez ishte marrë edhe më herët.

Sipas Sport Bild, drejtori sportiv Simon Rolfes dhe drejtori ekzekutiv Fernando Carro kishin vendosur ta shkarkonin ten Hag që pas ndeshjes së parë të kampionatit kundër Hoffenheim, e humbur me rezultatin 1-2.
Madje, edhe në rast se Leverkusen do ta kishte fituar ndeshjen e javës së dytë ndaj Werder Bremen (3-3), vendimi nuk do të kishte ndryshuar.

Carro e ka cilësuar emërimin e ten Hag si një gabim.
Pas largimit të trajnerit holandez, drejtimin e skuadrës e mori Kasper Hjulmand, i cili ka arritur të stabilizojë sërish “Werkself”-in. /Telegrafi/














































