Dëshira për një lëkurë më të rrezitur duket se është në rritje, poashtu përpjesëtimisht rrezatimi UV është duke shkaktuar rritje çdo ditë të melanomës (kancerit) në lëkurë.
Ass. Msc. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për Kozmetologji
Qendra dermatologjike – estetike “estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407
krenar.dobroshi@gmail.com
Temperaturat gjatë ditëve të verës dihet që arrijnë mbi 30 gradë Celsius, që do të thotë që dëmtimet në lëkurën e pambrojtur janë të përhershme. Edhe nëse nuk keni zhvilluar melanomë, probabiliteti i zhvillimit të kancerit jomelanomë është shumë i lartë.
Shkalla e indeksit UV e përpiluar nga Organizata ndërkombëtare e shëndetësisë ndihmon në sensibilizimin e njerëzve dhe rrezikshmërisë së lartë që mund të vie nga pakujdesia e ekspozimit në diell.
Mësoni si të kuptoni shkallën e indeksit UV për të ju ndihmuar që të shmangeni nga rrezatimi ultravjollcë.
0 deri në 2: E ulët
Një indeks UV prej 0 deri në 2 nënkupton rrezik të ulët nga rrezet UV të diellit.
▪ Mbani syze gjatë ditëve me diell.
▪ Nëse digjeni lehtësisht, mbrohuni me rroba dhe përdorni një faktor me gamë të gjerë me SPF +50.
▪ Keni kujdes nga sipërfaqet e ndritshme, si bora, zalli, uji apo bari, të cilat reflektojnë rreze UV dhe rrisin ekspozimin.
3 deri në 5: Mesatar
Një indeks UV prej 3 deri në 5 nënkupton rrezik mesatar të dëmtimeve nga ekspozimi i pambrojtur nga dielli.
▪ Rrini nën hije gjatë ditës kur dielli është më i fuqishëm.
▪ Nëse qëndroni jashtë, vishni rroba mbrojtëse, një kapelë të gjerë, dhe syze që pengojnë emetimin e rrezeve UV.
▪ Aplikoni në mënyrë të mjaftueshme faktorin SPF 50+ ҫdo 2 orë, edhe në ditë me re, dhe pas notit apo djersitjes.
▪ Keni kujdes nga sipërfaqet e ndritshme, si bora, zalli, uji apo bari, të cilat reflektojnë rreze UV dhe rrisin ekspozimin.
6 deri në 7: E lartë
Indeksi UV prej 6 deri në 7 nënkupton rrezik të lartë të dëmtimeve nga ekspozimi i pambrojtur nga dielli. Mbrojta nga dëmtimet e lëkurës dhe syve është e nevojshme.
▪ Zvogëloni kohën në dielli prej orës 10 paradite dhe 4 pasdite.
▪ Nëse qëndroni jashtë, kërkoni hije dhe vishni rroba mbrojtëse, një kapelë të gjerë, dhe syze që mbrojnë nga rrezatimi UV.
▪ Aplikoni në mënyrë të mjaftueshme faktorin SPF 50+ ҫdo 2 orë, edhe në ditë me re, dhe pas notit apo djersitjes.
▪ Keni kujdes nga sipërfaqet e ndritshme, si bora, zalli, uji apo bari, të cilat reflektojnë rreze UV dhe rrisin ekspozimin.
8 deri në 10: Shumë e lartë
Indeksi UV prej 8 deri në 10 nënkupton rrezik shumë të lartë të dëmtimeve nga ekspozimi i pambrojtur. Merrni masat shtesë për shkak se lëkura dhe sytë e pambrojtur do të dëmtohen dhe mund të digjen shpejtë.
▪ Minimizoni kohën e ekspozimit prej orës 10 paradite deri në 4 pasdite.
▪ Nëse qëndroni jashtë, kërkoni hije dhe vishni rroba mbrojtëse, një kapelë të gjerë, dhe syze që mbrojnë nga rrezatimi UV.
▪ Aplikoni në mënyrë të mjaftueshme faktorin SPF 50+ ҫdo 2 orë, edhe në ditë me re, dhe pas notit apo djersitjes.
▪ Keni kujdes nga sipërfaqet e ndritshme, si bora, zalli, uji apo bari, të cilat reflektojnë rreze UV dhe rrisin ekspozimin.
11 apo më shumë: Ekstrem
Indeksi UV prej 11 apo më shumë nënkupton rrezik ekstrem të dëmtimeve nga ekspozimi i pambrojtur. Merrni të gjitha masat e sigurisë sepse lëkura dhe sytë e pambrojtur mund të digjen në disa minuta.
▪ Shmangni kohën e ekspozimit prej orës 10 paradite deri në 4 pasdite.
▪ Nëse qëndroni jashtë, kërkoni hije dhe veshni rroba mbrojtëse, një kapelë të gjerë, dhe syze që mbrojnë nga rrezatimi UV.
▪ Aplikoni në mënyrë të mjaftueshme faktorin SPF 50+ ҫdo 2 orë, edhe në ditë me re, dhe pas notit apo djersitjes.
▪ Keni kujdes nga sipërfaqet e ndritshme, si bora, zalli, uji apo bari, të cilat reflektojnë rreze UV dhe rrisin ekspozimin.
Rregulla e hijes
Një mënyrë e lehtë për të treguar sa shumë rrezatim UV merrni është të shikoni hijen:
▪ Nëse hija është më e lartë se ju (herët në mëngjes dhe vonë pasdite), ekspozimi juaj UV duhet të jetë i ulët.
▪ Nëse hija është më e shkurtër se ju (gjatë mesditës), ju jeni duke u ekspozuar në nivele të larta të radiacionit UV. Kërkoni hije dhe mbroni lëkurën dhe sytë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025