LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i ngrohjes ndërpritet mësimi në disa shkolla të Kumanovës

Shkaku i ngrohjes ndërpritet mësimi në disa shkolla të Kumanovës
Foto: Ilustrim

Tashmë dy ditë, në katër shkolla fillore, “Bajram Shabani”, “Naim Frashëri”, “Vuk Karaxhiq” dhe “Hristijan Karposh” në Kumanovë, pas orës së dytë nxënësit lëshohen në shtëpi. Arsyeja për këtë është mungesa e derivateve të naftës për ngrohje në të katër shkollat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe sot në 4 shkolla kishim problem me zhvillimin e mësimit për arsye se nuk ishin të ngrohura mësojtoret, mirëpo, në momentin deri sa ne po japim këtë deklaratë veç ka arritur nafta kështu që edhe në ndërrimin e dytë do të ketë probleme, ndërkaq, nga nesër puna do të stabilizohet. Kurse definitivisht do të zgjidhet të martën e ardhshme kur furnizuesi i ri do të sjellë sasi të mjaftueshme të naftës për krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, tha për TVM2 Zhivko Kërstevski, përgjegjës i arsimit në Komunën e Kumanovës.

Ndërkohë që autoritet komunale thonë se brenda javës problemi rreth furnizimit të naftës do të zgjidhet tërësisht dhe se nuk do të ketë më ndërprerje të procesit edukativo-arsimor të kësaj natyre./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori