Cristiano Ronaldo është fotografuar duke u stërvitur me bashkëlojtarët e tij te Portugalia përpara se të fluturojnë për në Katar.

Kapiteni i portugezëve që po përgatitet për të luajtur në Kupën e tij të pestë dhe të fundit të Botës, u shfaq i buzëqeshur, ndërsa ai dhe lojtarët si Joao Felix po stërviteshin për turneun që fillon të dielën, 20 nëntor.


Fotografitë vijnë vetëm një ditë pas intervistës së Ronaldos me Piers Morgan, në të cilën ai bëri një numër pretendimesh ndezëse për Manchester United, Erik ten Hag dhe Ralf Rangnick, ndër të tjera.

Cristiano Ronaldo duket se ka lënë pas vetes pasojat nga intervista e tij teksa ka rritur përgatitjet e tij për Katarin.

Duke u përgatitur në “City of Football”, qendra stërvitore e kombëtares, Ronaldo u pa duke u ngrohur dhe duke bërë shaka me Felixin dhe Pepen.

Ronaldo ishte duke bërë stërvitje ngrohëse gjithashtu edhe me Joao Cancelon e Manchester Cityt dhe mesfushorin e Wolves, Ruben Neves, ndërsa dukej se e kishte të gjithë vëmendjen e fokusuar te kombëtarja.

Kjo ishte përkundër faktit që Manchester United reagoi për intervistën e Ronaldos të hënën pasdite, duke lëshuar një deklaratë të shkurtër në të cilën ata thanë se ishin në dijeni të intervistës, e cila do të publikohet në tërësi të mërkurën dhe të enjten në emisionin e Morgan. /Telegrafi/

Ndoshta duke shijuar që një lojtar i ri të dëgjonte këshillat e tij, Ronaldo dukej të bisedonte me Joao Felix

Ronaldo u pa duke qeshur me ish-bashkëlojtarin e Real Madridit, Pepe në stërvitje të hënën

Ronaldo dhe trajnerët e Portugalisë u shfaqën të gjithë me humor të mirë përpara se të shkonin në Kupën e Botës

telegrafi sport app