Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Q., i cili gjendet në paraburgim nga data 15.08.2024 deri me datë 15.11.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas aktakuzës më datë 15.08.2024 rreth orës 06:15 min, në rrugën Suharekë – Prizren, saktësisht në vendin e quajtur “Ura e Topliqanit” në Komunën e Suharekës, i pandehuri B.Q., duke drejtuar automjetin e markës “Mercedes”, në kundërshtim me Ligjin Nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, drejton automjetin pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit, me sasi të alkoolit në ajër prej 0.68 promila, ashtu që në këtë gjendje të dehur sa ishte duke lëvizur përgjatë rrugës Suharekë – Prizren, me të kaluar vendin e quajtur “Ura e Topliqanit”, në kthesën e ashpër në të djathtë nuk e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe kalon në shiritin e kundërt të rrugës, dhe godet veturën tjetër të tipit “Audi 89” të cilën ishte duke e drejtuar tashmë i ndjeri A.Q., i cili mbetet i vdekur në vendin e ngjarjes, përderisa pasagjeri B.G., i cili ishte në veturën e të pandehurit pëson lëndime të rënda trupore, të përshkruara sikurse në akt ekspertimin mjeko – ligjor.
Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 371 i KPRK-së.
Po ashtu, me datë 15.08.2024, rreth orës 08:00 min, në Suharekë, saktësisht në objektin e emergjencës, pa autorizim posedon narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që pasi merr trajtimin mjekësor, shkon në tualetin e emergjencës, e hedh një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik, të cilën zyrtarët policor e gjejnë dhe e njëjta dëshmi më datë 15.08.2024 ekzaminohet përmes testit fushor “M.M.C. International B.V. Canabis Test” (i njohur ndërkombëtarisht) dhe e njëjta rezulton pozitiv për prezencë të narkotikut, me peshë prej 1.13 gram me prezencë të canabisit – marihuana.
Me këto veprime B.Q ka kryer veprën penale “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
Po ashtu prokurori i çështjes, ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës