Ekspozimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nxiti një bum në shitjen e librave me tematika politike, por lexuesit i janë kthyer edhe veprave teorike, përfshirë Karl Marxin apo George Orwellin, transmeton Telegrafi.
Shitja e librave politikë është dyfishuar brenda dy viteve. Të dhënat që u zbuluan gjatë një konference në kuadër të Panairit të Librit në Londër, tregojnë se titujt politikë apo ato për qeverisje shënojnë një rritje me 170 për qind për vitin 2018, me 1.8 milionë libra të shitur.
Gjithçka u nxit nga vepra “Zjarr dhe tërbim” i Michael Wolffit, që nga shitjet fitoi 2.5 milionë funte, si dhe nga polemika e autores Reni Eddo-Lodge, “Pse nuk flas më për racën me njerëzit e bardhë”, që u shit në mbi 100 mijë kopje.
Shitjet nga librat politikë vjet arrinin në 20.4 milionë funte, teksa më 2016 ishin 11.7 milionë funte, thuhet në raportin e përgatitur nga agjencia “Nielsen Book”.
Shitjet më të mira vitin e kaluar ndërlidheshin me Trumpin – që nga vepra e Wolffit e deri te “Frika” e Bob Woodwardsit dhe “Sikur të dinin të flisnin anglisht: Shënime nga Amerika e Trumpit” e Jon Sopelit.
Por, lexuesit po kërkojnë edhe veprat klasike. “Shënime për nacionalizmin” nga Geroge Orwelli u shit në mbi 20 mijë kopje duke e bërë veprën e 13-të më të kërkuar të vitit, ndërsa “Manifesti komunist” i Karl Marxit u shit në mbi 16 mijë kopje duk u renditur i 15-ti.
Titujt si “Rrëfimet e natës për vajzat rebele” që flet për rolin e grave në histori, ka nxitur rritjen e librave jofiksionë (të bazuar në fakte dhe njerëz realë) për fëmijë, me rritje për 30 për qind e me 590 mijë libra të shitur më shumë se më 2017.
“Një nga kontribuesit kryesorë në këtë rritje janë tregimet feministe dhe frymëzuese për fëmijët; librat që synojnë të ndihmojnë fëmijët të rrisin vetëbesimin”, tha agjencia për monitorimin e shitjes së librave.
Drejtori i Panairit të Librit në Londër, Jacks Thomas, tha se rritja “thekson rolin vital që librat luajnë si destinacion për një kuptim më të thellë të botës së sotme”, ndërsa Clement Knox nga libraria “Watersones”, shton: “Çështjet politike janë bërë urgjente … shitja stratosferike e titujve politikë është thjesht përgjigje e natyrshme për atë që po ndodh në botën e gjerë”.
“Watersones”, që paraqet rrjetin më të madh të librarive në Britaninë e Madhe, thotë se rritja e shitjeve të librave politikë ndodhi gjatë BREXIT-it, kur u shitën mijëra libra për Unionin Evropian dhe për referendumin. Vota 23 qershorit 2016 dhe fitorja e Donald Trumpit në SHBA, nxitën publikimin e librave për këto tema të cilat dolën fitimprurëse. Në nëntor 2018, nga ky rrjet thuhet se kanë shitur më shumë libra polikë sesa gjatë dy viteve paraprake.
“Lexuesit janë të interesuar për intrigat e brendshme politike… shih suksesin e Michael Wolffit… Por, interesante për vitet e fundit është përqendrimi te teoria politike dhe qeverisja”, thotë Knox, teksa përmend titujt tjerë që po ngjallin interes, si: “Si vdiq demokracia”, “Si ta humbësh shtetin”, “Populizmi nacional”, “Rruga për diku” dhe “Si përfundon demokracia”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR
Para 70 vitesh u incizua kënga “Kur gjethet bien në vjeshtë”: Me këngëtarin Rudolf Stambolla, të parin e muzikës moderne shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje