LAJMI I FUNDIT:

Shiti djalin për 19 mijë euro, nuk mund të gjente punë për shkak të pandemisë së COVID-19,  burri në Kinë arrestohet nga policia

Shiti djalin për 19 mijë euro, nuk mund të gjente punë për shkak të pandemisë së COVID-19,  burri në Kinë arrestohet nga policia

Një burrë në Kinë ka shitur foshnjën për 19 mijë euro një gruaje qe e ka njoftuar përmes internetit, pasi që kishte mbetur pa punë për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe nuk kishte para për ta mbajtur.

Siç raportojnë mediat kineze bëhet fjalë për një emigrant i cili tashmë ka dy fëmijë, i cili i ka thënë policisë se ishte ballafaquar me probleme të mëdha financiare, pasi që kishte mbetur pa punë si rezultat i COVID-19, transmeton Telegrafi.

Ai kishte bindur gruan që ishte shtatzënë të pajtohet me idenë e kundërligjshme të shitjes, para se ta shisnin djalin 40 ditësh gruas që me çdo kusht kërkonte një djalë.


Policia mësoi për “transaksionin” krejt rastësisht, kështu “blerësja” u është dukur e dyshimtë organeve të rendit derisa ajo po udhëtonte me tren së bashku me foshnjën.

Policët e kishin lutur që të zbret nga treni në qytetin kinez Hefei, ku më pas është marrë në pyetje dhe ka pranuar se kishte paguar një shumë të caktuar të parave për foshnjën.

Policia lokale menjëherë filloi hetimet dhe mësoi për prindërit biologjik që janë emigrantë që punojnë në Kinë.

Dyshja tashmë kanë dy djem, njëri 7-vjeç e tjetri 2, e kur e ëma e tyre mbeti shtatzënë për herë të tretë, është detyruar të mos punojë më.

Bashkëshorti i saj nuk kishte mundur të gjejë punë për shkak të pandemisë së coronavirusit, dhe mendoi se shitja e fëmijës do t’i sjell atij para për të mbetur gjallë.

Ata rrezikohen të dënohen me 10 vite heqje lirie për shkak të tregtisë me fëmijë, kurse në disa raste dënohen edhe me burgim të përjetshëm e madje edhe me dënim me vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori