LAJMI I FUNDIT:

Shitën ar të rremë me vlerë 200 mijë euro, arrestohen dy italianët në Elbasan

Shitën ar të rremë me vlerë 200 mijë euro, arrestohen dy italianët në Elbasan

Dy shtetas italianë janë arrestuar në qytetin e Elbasanit, pasi kishin kontrabanduar dhe shitur nëpërmjet mashtrimit, ar të rremë me vlerë 200,000 euro.

Fortunato Maddaloni 67 vjeç banues në Napoli dhe Riccardi Gennario 76 vjeç banues në Milano, u vunë në pranga në flagrancë në një argjendari, teksa po tentonin që të shisnin përsëri ar të rremë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shitur ar në formë kokrrizash në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022.


Materiali që këta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.

Operacioni policor i koduar “Fake Gold” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori