Shirat e rrëmbyeshëm bënë që tavani i qendrës tregtare të shembet në Kinë (Video)

Shirat e rrëmbyeshëm bënë që tavani i një qendre tregtare në pjesën qendrore të Kinës të shembet, duke ua futur frikën në palcë vizitorëve të shumtë që ishin brenda në ato momente.
Tavani i katit të dytë të një qendre tregtare në qytetin kinez Changsha u shemb, kur shirat e rrëmbyeshëm u futën brenda dhe nga sasia e madhe bëri që të shembet, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë në ato momente askush nuk ishte nën tavanin që shembet, megjithatë shpërthimi i ujit bëri që të krijohet panik tek qindra vizitorë që nuk e dinin se çfarë po ndodhë.
Në momentin që sasia e madhe e ujit pati kontakt me tokën, qendra tregtare u shndërruar në një pishinë gjigante. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/08/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































