LAJMI I FUNDIT:

Shilegov për gazetat greke: Ardhmëria e Shkupit është në shoqërinë evropiane

Shilegov për gazetat greke: Ardhmëria e Shkupit është në shoqërinë evropiane

Ardhmëria e Shkupit është në shoqërinë evropiane, tha sot kryetari i Bashkisë së Shkupit, në edicionin e sotëm të gazetës greke “Etnos”, në prag të takimit me kolegun e tij grek, Jorgos Kaminis.

Petre Shilegov sqaron se ende pa u bërë kryetar i Bashkisë së Shkupit ishte i vetëdijshëm për sfidat me të cilat do të përballet, por madje pas marrjes së detyrës, ka kuptuar sa shumë duhet t’i ndihmohet popullit, njofton AIM.

“Dëshiroj që qytetarët, deri në fund të mandatit tim, të shohin se iu përmirësohet cilësia e jetës, larg të kaluarës së shtrembëruar të bronzit, duke ndërtuar një të ardhme evropiane. Prandaj, në fillim të mandatit tim, menjëherë e ndërpreva ndërtimin e 95 fasadave të stilit barok në ndërtesa. Mjetet të dedikuara për këtë, u rishpërndanë për rikonstruktimin e shkollave të mesme në Shkup dhe për ndërtimin e fasadave efikase energjetike. E zëvendësuam izolimin e qytetit nga fqinjët tanë, me bashkëpunime dhe qasje transparente. Ardhmëria e Shkupit gjendet në shoqërinë evropiane”, ka thënë Shilegov për “Etnos”.


Kryetari i Shkupit, sqaroi se kryetarët e komunave drejtpërdrejtë nuk marrin pjesë në negociatat midis dy vendeve, por thotë se është mirë të potencohet se “madje edhe në momentet kyçe, dy qytetet kanë fuqi t’ju japin një vijim mjaft ndryshe punëve, në frymën e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit rajonal”.

Në intervistë, theks është vendosur në projektin “Shkup 2014”, për të cilin, Shilegov thotë se Gruevski e ka shfrytëzuar për t’i suspenduar të drejtat demokratike dhe të njeriut, por edhe për ta kthyer vëmendjen e popullit nga problemet e duhura të shtetit dhe qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori