Shilegov: Në OBRM-PDUKM ka zhvillime më të mëdhaja sesa në Lëvizjen Besa

Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov është pyetur nga gazetarët rreth zhvillimeve dhe përplasjeve të brendshme në partinë Lëvizja Besa.
Sipas tij, gjithçka që ndodhë është çështje brendapartiake e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
''Secila parti, në zhvillimin e saj ka stade të caktuara, mënyra se si zhvillohen. Do ta lëmë në duar të tyre që vetë t'i sjellin përfundimet, të cilat do tëp ranohen nga LSDM-ja'', deklaroi Shilegov.
Njiherit, kryebashkiaku i Shkupit tha se brenda OBRM-PDUKM-së ka zhvillime ende më të mëdhaja se sa ato te Lëvizja Besa./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































