Wildlife Photographer Of The Year është një konkurs prestigjioz që mbahet që nga viti 1964

Në vitin 2020, kanë marrë pjesë në konkurs më shumë se 49 mijë fotografi në 16 kategori.


Shpërblimin kryesor të garës më të madhe botërore të fotografive të kafshëve të egra e ka zënë fotografi i botimit të revistës National Geographic, Sergej Gorshkov, transmeton Telegrafi.

Shpërblimin kryesor ia solli fotografia e shkrepur në parkun kombëtar “Toka e leopardëve”, i cili shtrihet nga Gjiri Amur (Deti i Japonisë) deri te kufiri ruso-kinez dhe pas tij.

607839833

Fotografia e quajtur “Përqafimi” tregon momentin kur tigri i Amurit përqafon drurin qindravjeçar për ta shënuar me aromën e vet.

Sipas të dhënave të punëtorëve të Parkut, fjala është për tigrin e Siberisë apo të Amurit (Panthera tigris altaica).

Fotografi më i mirë i ri i vitit 2020

121500195 3291578894229470 9134158082851916938 o

Titullin e vitit të fotografit të ri e mori Liina Heikkinen, falë fotografisë me emrin “Dhelpra e cila ka gjuajtur patën” (Vulpes vulpes).

Fituesi në kategorinë “Portreti i kafshëve”

121486409 636256723711802 3425023282558187599 n

Shpërblimin për portretin e kafshëve e mori Mogens Trolle nga Danimarka, për fotografinë e majmunit të ri nga ishulli Borneo.

Fotografi më i mirë i ri, në kategorinë nga 11 – 14 vjeç

121470758 237098421083407 3128

I riu Sam Sloss ka marrë shpërblimin për fotografin e ri për fotografinë e peshkut kloun, të cilën e ka shkrepur te ishulli Sulavez në Indonezi.

121614142 237098367750079 2563517329727255283 o

Sjellja

Shpërblimin për fotografinë në kategorinë Behavior e ka marrë spanjolli Jaime Culebras. Fotografinë e ka quajtur “Jeta në balancë”, ndërsa në të gjendet bretkosa e qelqtë e cila ka gjuajtur merimangën. /Telegrafi/