Site icon Telegrafi

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Tani kur kanë filluar të ngriten temperaturat me ardhjen e pranverës, nuk ka se si mendja të mos shkojë tek freskia që e sjell bregdeti me valët qetësuese.

E freskia e bregdetit e flladi i zhytjes në ujë ka më së shumti kuptim kur mikpritja është shqiptare e shërbimi profesional. Ku tjetër përvec se në resortin e njohur nga të gjithë shqiptarët Grand Blue FAFA Resort janë të gërshetuara këto elemente.

Me vendndodhje në Durrës, Grand Blue FAFA Resort është një pjesë e parajsës e vendosur përgjatë bregdetit mahnitës shqiptar, duke ofruar një kombinim perfekt të luksit dhe bukurisë bregdetare.

Me pamjet e saj piktoreske, ky resort është destinacioni ideal për një pushim të mbushur me argëtim.

Akomodimi në dhomat me pamje nga deti, përzgjedhja e gatimeve tradicionale dhe ndërkombëtare, aksesi në pishinat e brendshme dhe të jashtme, qasja në spa dhe wellness si dhe aktivitetet për fëmijë dhe të rritur janë pjesë e pakos së Grand Blue FAFA Resort që plotëson gjithçka ju nevojitet duke ju ofruar një përvojë luksoze pranë bregdetit.

Grand Blue FAFA Resort gjithashtu ka menduar edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit. Teksa ju agjeroni, Grand Blue Fafa Resort ju mundëson të shijoni pamjet e mrekullueshme të detit dhe peisazhet e gjelbra që rrethojnë resortin, duke krijuar një ambient të përsosur për meditim dhe paqe shpirtërore.

Me oferta që fillojnë nga 38 euro për person për Ramazan, në Grand Blue FAFA Resort çdo detaj është menduar për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të veçantë, ku përfshihen akomodimi, iftari e syfyri.

Shfrytëzoni ofertën për të ikur nga përditshmëria si dhe për të përjetuar qetësinë e nevojshme për çlodhje!

Për të rezervuar apo për të marrë më shumë informacione, kontaktoni në:

☎️ +355697086352 / +355697067501

Facebook: Kompleksi FAFA

📍 Adresa: Golem, Durrës, Albania

🌐 Web: www.fafa.al

📩 Email: info@fafa.al

Exit mobile version