MEKA Halal Food është një histori suksesi vendore që ka fituar besimin e konsumatorëve me produkte të freskëta, të sigurta dhe të certifikuara halal.

Me një gamë të gjerë që përfshin mish të freskët, sallame, suxhukë, proshuta dhe produkte të gatshme, kompania arrin të kombinojë traditën me teknologjinë moderne, duke sjellë në tryezat e familjeve shqiptare shije dhe cilësi që njihen e vlerësohen edhe përtej kufijve të Kosovës.


Çfarë e bën Meka Halal Foodveqantë?

Cilësi e garantuar - Çdo produkt kalon nëpër kontrolle rigoroze dhe standarde ndërkombëtare, duke ofruar siguri të plotë për konsumatorin,

Shije autentike - Nga mishi i freskët tek sallamet, suxhukët apo proshutat, çdo produkt ruan shijen e traditës dhe kujdesin në detaje,

Zgjedhje për të gjithë - nga shijet e thjeshta familjare deri tek standardet profesionale të gastronomisë,

Inovacion në prodhim - teknologji moderne garanton freski, cilësi dhe prakticitet në çdo produkt.

MEKA Halal Food është më shumë se ushqim është një kulturë e të ushqyerit të shëndetshëm dhe të sigurt. Nga fillimet si një vizion i thjeshtë, deri te shndërrimi në një brend të njohur rajonale, MEKA përfaqëson punën e ndershme, respektin për konsumatorin dhe inovacionin në prodhim, duke sjellë cilësi dhe shije autentike në çdo tryezë.

Me produkte që i përshtaten çdo momenti dhe çdo familjeje, MEKA Halal Food mbetet një emër që bart traditën, besimin dhe shijen që bashkon.