Spitali i Shtipit është në gjendje të mjerushme! Këtë e tregojnë fotografitë e publikuara nga qytetarët e këtij qyteti të vogël në Lindje të vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për repartin për terapi fizikale në kuadër të këtij spitali në Shtip.


Qytetarët e Shtipit kanë shkruar se drejtorit të spitalit nuk i interesojnë aspak kushtet e spitalit që drejton por pjesmarrjen nëpër konferenca dhe seminare.

Këto fotografi janë shpërndarë me të madhe nëpër rrjetet sociale në mesin e qytetarëve të Shtipit por edhe qyteteve tjera.

Për Telegrafi Maqedoni, ministri Arben Taravari ka thënë se që nesër inspekcioni dhe një delegacion nga kabineti i tij do të realizojnë takim me drejtorin e spitalit për të gjetur zgjidhje për këtë papastërti. /Telegrafi/

1 280

2 135

3 92

4 71

5 51

6 45

7 42

8 35

9 30

10 29

11 28

12 27

13 22

14 19

15 19

17 14

18 11

19 10

20 10

21 9

22 10