SHGM: Vendimi i Qeverisë për të ndihmuar median është selektiv dhe nuk i përfshinë të gjitha mediat
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) shprehin shqetësimin e tyre për situatën e televizioneve lokale dhe rajonale të cilët paralajmëruan se do të protestojnë duke ndërprerë pjesërisht programin e tyre.
Ky vendim i televizioneve lokale dhe rajonale vjen pasi Qeveria e RMV-së më 30 maj 2020, miratoi një dekret me fuqi ligjore, sipas të cilit mjetet nga Fondi për ndihmë dhe mbështetje për përballimin e krizës së shkaktuar nga KOVID-19 do të përdoren për të mbështetur vetëm disa media të caktuara.
“Me këtë dekret, Qeveria do t’ua mbulojë koston vjetore ndaj operatorit A1 pesë televizioneve kombëtare (Kanal 5, Sitel, Alfa, Telma dhe Alsat-M), si dhe gjashtë televizioneve të tjera rajonale që kanë një licencë transmetimi përmes multipleksit digjital tokësor, ndërsa kjo do të kushtojë mbi gjysmë milioni euro”.
“Ky vendim i Qeverisë i vë transmetuesit e tjerë që nuk janë të përfshirë me këtë masë në një pozicion diskriminues dhe me këtë dëmtohet tregu i mediave në dëm të mediave lokale dhe rajonale. Brengos fakti që qeveria nuk ka marrë parasysh mediat rajonale dhe lokale, të cilat sipas të gjitha të dhënave në vend, dhe në botë, janë ndër mediat që më së shumti janë duke u përballuar me probleme ekonomike. Kujtojmë se informatat nga bashkësitë lokale janë shumë të rëndësishme për informimin e qytetarëve, veçanërisht në këtë periudhë krize”, thuhet në njoftimin e SHGM-së dhe SPGPM-së.
Ata i bëjnë thirrje qeverisë të rishqyrtojë këtë dekret, në mënyrë që të mbulojë të gjithë transmetuesit që plotësojnë kushtet për koncesion.
“Kjo do të thotë që, përveç transmetuesit lokal dhe të gjithë transmetuesit kombëtarët që nuk transmetojnë përmes multipleksit digjital tokësor dhe kanë kosto të lartë të transmetimit të sinjalit, të përfshihen me këtë dekret, duke mos diskriminuar mediat në asnjë bazë. Ju përkujtojmë që SHGM, SPGPM dhe KEMM para dy javësh reaguan kundër zgjidhjeve të nxituara për financimin e mediave dhe theksuan se nëse kriza vazhdon, duhet të gjehet një lloj mbështetjeje financiare që do të mbulojë të gjitha mediat, përfshirë këtu edhe median online”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?