LAJMI I FUNDIT:

SHGM dhe SPGPM: Pres-shërbimet qeveritare të Maqedonisë nuk duhet të kenë përparësi para mediave

SHGM dhe SPGPM: Pres-shërbimet qeveritare të Maqedonisë nuk duhet të kenë përparësi para mediave

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë njoftoi se gjatë mëngjesit një grup gazetarësh, fotoreporterësh dhe kameramanësh janë penguar sërish të raportojnë për një ngjarje në aeroportin e Shkupit nga shërbimet e sigurisë.

Sipas njoftimit, gjatë promovimit të linjës ajrore Shkup – Sofje, përfaqësuesit e mediave vendase u distancuan qindra metra nga vendi i ngjarjes pa pasur mundësi të marrin deklarata apo të dokumentojnë pamje nga ngjarja e sotme. Në të njëjtën kohë, kameramanët që janë të punësuar në kuadër të institucioneve qeveritare si dhe gazetarët nga Bullgaria kanë pasur qasje në vetë aeroplanin pas aterrimit, si dhe kanë mundur të kontaktojnë me përfaqësues të delegacionit.

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) vlerësojnë se është i papranueshëm trajtimi i tillë i ekipeve mediale të cilët paraprakisht kanë qenë të ftuar dhe të akredituar për ta ndjekur ngjarjen. Duhet të kuptohet se ata janë aty në detyrë për të raportuar në emër të publikut dhe se organizatorët e ngjarjes duhet të ofrojnë kushte të përshtatshme për punë. Nga ana tjetër, kameramanët e qeverisë dhe të punësuarit në PR shërbimin nuk guxojnë të kenë status të privilegjuar, sepse në këtë mënyrë bëhen konkurrencë e mediave dhe kjo mund të cenojë të drejtën e qytetarëve për informim”


“Mediat vendase për këtë ngjarje kanë marrë ftesë përkatëse nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i tillë në aeroportin e Shkupit, ku kohë më parë në një ngjarje lidhur me ardhjen e refugjatëve nga Afganistani, zyrtarë të qeverisë incizuan video dhe i transmetuan në rrjetet sociale ndërsa gazetarët distancoheshin dhe pengoheshin të bënin punën e tyre”, thuhet në fund të njoftimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori