LAJMI I FUNDIT:

Shfuqizohet revizioni i tre gjyqtarëve, LSM shpëton konfiskimin e shtëpisë së punëtorëve

Shfuqizohet revizioni i tre gjyqtarëve, LSM shpëton konfiskimin e shtëpisë së punëtorëve

Është shfuqizuar revizioni i tre gjyqtarëve, që në fillim të vitit e theksuam se i ka shkaktuar dëmin më të madh Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, diçka që nuk ka ndodhur as në Evropë e as në botë, theksoi mes tjerash kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov. Ai po ashtu theksoi, se lufta që ka bërë për këto tetë muaj, i lejoi që të përsëritet procedura dhe të anulohen të gjitha aktet ligjore, që nënkuptonin konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve. Ai po ashtu u bëri thirrje Qeverisë së re, që të mos ndjekë shembujt e qeverive të mëparshme, që ishin kundër punëtorëve dhe që donin t’ua marrin punëtorëve shtëpinë e tyre.

Propozimi i Lidhjes së Sindikatave, me qëllim që të ripërsëritet procedura duke u bazuar në fakte me të cilat i kemi në dispozicion që nga viti 1948, është pranuar nga Gjykata Supreme, me udhëzim që të ndërpriten të gjitha procedurat e deritanishme, duke e përfshirë edhe revizionin e Gjykatës Supreme, e cila nënkuptonte që të konfiskohet prona dhe shtëpia e punëtorëve në dëm të të gjithë punëtorëve të vendit dhe lëvizjes së punëtorëve, duke e dëmtuar LSM-në, me të vetmin qëllim që të zhduket LSM-ja. Pra punëtorët, LSM-ja dhe e drejta e tyre korrën fitore vetëm për tetë muaj, edhe atë ndaj një sistemi të korruptuar dhe gjykatës të korruptuar. Për fatin tonë të mirë, jo të gjithë gjykatësit janë të njëjtë.”, – deklaroi Sllobodan Trendafilov nga LSM-ja.
Sipas tij, LSM-ja u befasua me aktgjykimin e janarit të vitit 2024, që nënkuptonte konfiskimin e pronës së punëtorëve. Sipas Trendafillovit, ky proces filloi në vitin 2005 dhe përfundoi në vitin 2023. Trendafillovi po ashtu theksoi se ai si kryetar i LSM-së ka marrë informacion se propozim-aplikacioni i dorëzuar në Strasburg është pranuar dhe se është shkelur neni 1 i Protokollit, që nënkupton të drejtën e pronës. Sipas tij, prona nuk mund të jetë objekt i lojërave politike dhe oligarkike. /rtvm2

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori