LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet online mbështjellësi i iPhone 2019, konfirmon kamerën e trefishtë

Shfaqet online mbështjellësi i iPhone 2019, konfirmon kamerën e trefishtë

Sipas rrjedhjeve dhe thashethemeve të mëparshme, Apple pritet të prezantojë një dizajn të ri kamerash në iPhone 2019.

Më parë, Apple kishte vendosur të përdorte një dizajn me orientim vertikal të kamerës, por nëse thashethemet janë të vërteta, Apple mund të prezantojë një konfigurim të trefishtë të kamerave në iPhone 2019.

Tani në sajë të kanalit YouTube, MKBHD, ai ndau një imazh të asaj që duket të jetë një mbështjellës për iPhone-in e ardhshëm që “konfirmon” konfigurimin e ri të trefishtë të kamerës.


Sipas MKBHD, ky mbështjellës i është dërguar atij nga SonnyDickson në Twitter i cili në të kaluarën ka qenë mjaft i saktë me rrjedhjet e tij, kështu që kjo mund të jetë e vërtetë.

Për ata që po mësojnë për këtë për herë të parë, Apple është përfolur të përdorë një konfigurim të trefishtë të kamerave për iPhone 2019, dhe ato do të vendosen në një “kuti” në anën e pasme të iPhone.

Kjo thuhet gjithashtu se është e vërtetë për iPhone XS 2, i cili, në vend të një kamere të trefishtë, do të shfaqë një kamerë të dyfishtë, por pritet gjithashtu të përdorë dizajnin e njejtë katror.

Nuk është dizajni më i pëlqyeshëm estetikisht, por tani për tani është e vështirë të imagjinohet se si ndryshe do ta sistemonin. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Instagram po teston një opsion të ri - a do të jetë i dobishëm për ju?

Instagram po teston një opsion të ri - a do të jetë i dobishëm për ju?

Teknologji
Kalo në kategori