Pamjet kanë treguar një person të armatosur, duke lexuar një deklaratë para dy burrave, një gruaje dhe katër fëmijëve.

Në video, rrëmbyesi pretendon të jetë nga grupi militant i Nigerisë, Boko Haram.


Ai ka kërkuar lirimin e të burgosurve në Kamerun dhe Nigeri dhe ka thënë se Franca, e cila ka dërguar trupat e saj në Mali për të luftuar militantët, ka nisur luftë me Islamin.

Familja, e cila përfshin një çift, katër fëmijët e tyre të moshës 5, 8, 10 dhe 12 vjeç, si dhe një dajë, është rrëmbyer javën e kaluar nga persona të armatosur. /Telegrafi/