Gjatë ditës së sotme është dhënë monodrama për heroin Isa Boletini e quajtur “Jam mirë kur a mirë Shypnia” nga aktori Adem Zhitopotoku.
Kjo monodramë që zgjati gjysmë ore u dha tek kulla e Isa Boletinit në Boletin të Komunës së Zveçanit, shkruan Telegrafi.
Përmes kësaj vepre artistike, paraqitet një natë kur heroi Isa Boletini po qëndronte vetëm në Durrës dhe tashmë princ Vidi kishte braktisur Shqipërinë dhe kishte shkuar në Rumani, derisa vendi ishte në gjendje të vështirë.
Aktori Adem Zhitopotoku në një prononcim për Telegrafin ka treguar më shumë lidhur me këtë monodramë.
“Kjo është një natë e gjeneral Isa Boletinit në Durrës, duhet të jetë 4 shtator 1914, kur mbreti i Shqipërisë me origjinë gjermane e braktisë Shqipërinë dhe shkon në Rumani. Shqipëria mbetet keq, është e pushtuar nga sllavët në të gjitha anët dhe gjeneral Boletini është njeriu që ka siguruar shëndetin, sigurinë dhe jetën e mbretit Vid për gjashtë muaj sa ai ka qëndruar në Durrës. Në momentin që mbreti i shtetit largohet, atëherë shteti mbetet në hallakamë. Kjo është një natë kur të nesërmen në mëngjes gjenerali duhet të vendosë nëse do të vazhdojë qëndrimin në Durrës, ku është grupi i “Haxhiqamilit” që e kanë luftuar gjithmonë princin Vid dhe kanë dashur ta rikthejnë sulltanin në Shqipëri, apo ta ndërrojë qytetin. Në momentin që e ndërron qytetin, ku të shkojë sepse vendi është në luftë, pra këto janë dilemat e gjeneralit. Gjatë kësaj nate, ai e mendon gjithë rrugëtimin që e ka pasur që nga fillimi”, ka thënë Zhitopotoku.
Aktori ka thënë se heroi Isa Boletini që nga mosha 15-vjeçare është nisur në rrugëtimin për çlirimin e Shqipërisë dhe ndërtimin e shtetit.
Meqenëse kjo monodramë u dha në Boletin, aktori shprehet se ky fakt e bëri më të veçantë gjithë procesin.
“Mungojnë dritat dhe gjërat tjera por është një lidhje tjetër shpirtërore kur ngado ku sillesh të duket sikur shpirti i gjeneralit Isa Boletini është bashkëprezent me ne”, ka përfunduar aktori.
I pranishëm në këtë monodramë ishte dhe Gazmend Boletini, stërnipi i heroit kombëtar, Isa Boletini.
Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ishin emocione të papërshkruara gjatë dhënies së monodramës që sipas tij, e njëjta kishte ringjallur kujtesën e kaluar.
“E falënderoj dhe përgëzoj aktorin sepse vendi ka nevojë që gjeneratat e reja duhet ta dëgjojnë të kaluarën sepse kjo na ka mbajtur me shekuj gjallë. Në kohët e fundit jemi angazhuar që t’i rikthejmë të bëmat e baballarëve të kombit sepse ata kanë qenë dhe do të jenë shembulli më i mirë i çështjes tonë kombëtare”, ka thënë Boletini.
Stërnipi i heroit është ndarë i kënaqur me përformancën e aktorit, Adem Zhitopotoku.
“Të luash rolin e Isës nuk ka qenë edhe shumë lehtë, prapë po e përgëzojë aktorin dhe të gjithë qytetarët që ishin pjesëmarrës në këtë monodramë”, ka përfunduar ai.
Ndërsa, aktori që luan rolin e Ismail Qemajlit, Bedri Selmani për shfaqjen e monodramës së kolegut në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ishte origjinale dhe me emocione që përkasin ambientit.
“Ka komunikuar me shikuesit që e kanë përcjellë dhe kënaqësia e aktorit është komunikimi me publikun”, ka thënë Selmani.
Aktori ka thënë se fakti që monodrama u dha në vendlindjen e heroit kishte ndikuar që aktorit t’i jepte emocion ndryshe por sipas tij, Zhitopotoku është mishëruar me këtë rol. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre muaj pas përurimit, nis asfaltimi i rrugës dhe oborrit të QKMF-së së re në Mitrovicë

Shoferi i kamionit hodhi mbeturina në hapësirë private, Komuna e Vushtrrisë i shqipton gjobë 500 euro

Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë – Vushtrri

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës