Nga: Giuseppe Conte
Helena, vajza e Ledës dhe e Mjellmës në format e së cilës fshihej Zeusi, ishte gruaja më e bukur në botë që zgjoi tek të tjerët epshet më të zjarrta për të. Kur Parisi e largoi nga burri i saj Menelau, krisi Lufta e Trojës ku gjetën vdekjen shumë e shumë heronj.
I barabartë me të, përsa i përket famës dhe ndikimit në imagjinatën e pasardhësve, mbetet vetëm Odiseja. Kur të gjithë princërit që pretendonin dorën e Helenës u thirrën në Spartë, ai ishte në mesin e tyre. Por, ishte më i mençuri e u tërhoq kur mësoi se më i fuqishmi dhe më i pasuri i akeasve, Agamemnoni, do t’ia kërkonte asaj martesën me të vëllain.
Bukuria për të cilën Helena është simbol suprem, shoqërohet edhe me pushtetin. Por, si sakrificë për Erosin. Helena nuk është statike; ajo përherë është ndryshe, kontradiktore, shumë e ëmbël dhe e egër. Është viktimë, por edhe xhelat; është fajtore, por edhe e pafajshme; është madhështore, por po ashtu shkatërruese.
Në hyrjen e saj për “Helenën” nga Euripidi, përkthyesja Barbara Castiglioni tregon se në sa vepra ka qenë si protagoniste Helena e Trojës dhe te sa autorë sharmi i saj ka pasë ndikim.
Helena është personazh homerik. Në ngjarjet e “Iliadës” ajo është tradhtare dhe pastaj princeshë trojane, tipare të ambiguitetit filo-grek. Nëse tek Homeri mbetet e fajshme, sofisti Gorgia thur lëvdata dhe shpërfaq pafajësinë e saj.
Personalisht jam i mahnitur nga një poezi e famshme lirike e Sapfës. Ajo shprehet se gjëja më e bukur në botë është “ajo që ti do”. Ajo e përmbys rendin e vlerave: në maje nuk ka luftë dhe pushtet. Ka dashuri. Dhe, për ta shfaqur pushtetin e Erosit, “gruaja më e bukur në botë / Helena, e braktisi / burrin e saj (ai ishte trim) dhe iki / në Trojë përmes detit / dhe nuk e kishte asnjë mendim për të bijën / për të afërmit e saj”. Këtu Helena është modeli i mëkatit të dashurisë, i çdo pasioni të tmerrshëm, të pashmangshëm: i lumturisë dhe i katastrofës në të njëjtën kohë.
Helenën do ta gjejmë tek autorët latinë, me versionin që jep Ovidi te “Heroida”; tek autorët mesjetarë kushtuar dashurisë fine, si Benoit de Sainte-Maure me “Romancën e Trojës”; te Dante; te dramaturgët elizabetianë; te Goethe ku te “Fausti” ajo bëhet “mishërimi i elementit të përjetshëm femëror”. Dhe, pastaj është “Helena” e William Butler Yeatsit, si reinkarnim i revolucionares Maud Gonne me të cilën poeti kishte rënë në dashuri. Te “Maja”, kryevepra e D’Annunzios na paraqitet një Helenë lypëse, që e arrin pleqërinë e turpshme: shekujt ia kanë bërë flokët të bardha, atë të pangopur e të kërrusur. Është një epifani e fuqishme dhe misterioze. “Aed, ti ia dhe dramën / Helenës, vajzës së Mjellmës / që është shërbëtore mijëravjeçare / një lavire e Pirgos”. Më vonë, tek Yiannis Ritsos, poeti i shkëlqyer erotik neo-grek, Helena u shfaq në venitje të ngjashme.
Barbara Castiglioni shkruan se “nga të gjitha përmbysjet mitologjike të bëra nga Euripidi, më e bujshmja është rrëzimi i mitit të Helenës”. Dhe, është e vërtetë. Euripidi e bën versionin e tij të një Helene krejtësisht të pafajshme dhe të viktimizuar; e largon veprimin nga Sparta dhe nga Troja, për në Egjipt.
Çfarë ndodhi që e përmbysi kaq shumë mitin për të?
Për ta kuptuar këtë, duhet të prezantojmë temën e kipcit dhe fantazmës. Kur Iksioni, djali i mbretit të Lapitës, i ftuar në festën e zotave guxoi të vështronte Herën dhe të përpiqej që ta joshte, Zeusi, para se ta ndëshkonte, e talli; e ndërtoi një kipc të gruas së tij, ia dha tiparet e saj të fytyrës dhe të trupit, dhe Ikisoni u mashtrua duke e poseduar atë. Nga ajo lindi origjina e Centaurëve.
Për të shpëtuar Helenën nga tradhtia dhe nga turpi, perënditë e dërguan një fantazmë të saj në Spartë: gjithashtu të krijuar nga ajri dhe nga retë, por aq të ngjashme sa ta nxisin Parisin që ta besonte për Helenën e vërtetë. Kështu, ai u dashurua dhe e mori hijen e saj në Trojë. Ndërsa Helena, nga mishi e nga gjaku, me gjithë bukurinë e saj të papërmbajtshme, u dërgua në Egjipt ku mbrohet nga mbreti Proteus meqë ishte i vetmi që mund ta kishte pranë e të mos joshej nga ajo. Kur fillon drama e Euripidit, Proteusi vdes dhe pasohet nga Teoklimeni, i cili nis ta dëshirojë marrëzisht Helenën. Ndërsa Menelau, i kthyer nga Troja, do të arrijë i shkatërruar në brigjet e Egjiptit. Tragjedia merr më shumë tone komike, të cilat fundi i lumtur i përforcon (ata bëhen bashkë). Helena del plotësisht e shpenguar: na shfaqet si grua e virtytshme dhe me shpirt fisnik. Sepse, siç thotë kori: “Ka shumë forma të hyjnores / dhe vendimet e zotave janë të pakapshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/01/Skenderbeu-1-e1516303460443-780x439.jpg)
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit
![Imazhet flasin …](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/05/lucia2-780x439.jpg)
Imazhet flasin …
![Thënie të zgjuara: Dija më përndjek, por unë jam më i shpejtë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/03/words-780x439.jpg)
Thënie të zgjuara: Dija më përndjek, por unë jam më i shpejtë!
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Shqiptarësia e Voskopojës dhe David Selenica - gjeniu i ikonografisë shqiptare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/09/Selenica-780x439.jpg)
Shqiptarësia e Voskopojës dhe David Selenica - gjeniu i ikonografisë shqiptare
Filozofia letrare e Anton Pashkut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht