Sheshi i Shkupit plot me fontana, qytetarët ankohen se s’kanë ku të pijnë ujë (Video)

Afër ujit, të etur! Sheshi i Shkupit i mbushur përplot me turistë, shëtisin këtë fundjavë me diell. Por, ngritja e temperaturave ka bërë që qytetarët përveç se të bëjnë fotografi rreth shatërvanëve të dekoruara, kërkojnë edhe ujë për të pirë. Turistët thonë se për të gjetur ujë të pijshëm duhet të ecin matanë sheshit deri tek shitoret, sepse këtej ka vetëm shatërvanë që duken bukur, por jo për të pirë ujë.
Predragi thotë se për të pirë ujë duhet të ulen patjetër nëpër kafene ose restorante, gjë të cilën duhet të bëjnë domosdoshëm edhe për shkak mungesës së tualeteve publike në shesh.
“Unë ndihem në siklet kur më pyet dikush se ku mund të shkoj në tualet apo ku mund të pijë ujë në qendër të Shkupit. Ne këtu nuk kemi tualete publike dhe as çezma ku të pimë ujë. Mendoj se për një kryeqytet që pretendon të bëhet metropol mendoj se është turp. Në Kej për rreth Vardarit nuk ka asnjë çezme për të pirë ujë, në Parkun e gruas ka një çezmë që është e papërdorshme, aty pinë ujë vetëm qentë”, tha Predrag Tasiq, qytetar.
Kjo turiste nga Bullgaria, thotë se mentaliteti ballkanas është që të bëjnë gjëra që duket mirë, ndonëse nuk janë praktike në përditshmëri. Kristina Petrova, me profesion gazetare, thotë se ka ndjekur me vëmendje ndërtimin e projektit “Shkupi 2014”. Për mungesën e ujit të pijshëm në shesh, ajo ka vërejte të autoriteteve, për shkak se sipas saj, në një çezmë të vogël nuk është mundur të bëhen larje parash aq sa janë bërë në këto fontana milionëshe.
“Duhet që autoritetet të mendojnë për investim të gjërave funksionale që të tërhiqen sa më shumë turistë. Për shkak se neve turistëve na intereson edhe përdorimi i objekteve jo vetëm dekorimi i tyre. Kjo fontanë është e bukur, por nuk është praktike, uji duket por nuk pihet. Ky problem për fat të keq është edhe në Sofje, ka fontana por s’ka ujë për të pirë falas, mbase ky është sindrom bakllanik”, tha Kristina Petrova, Turiste.
Nga projekti “Shkup 2014”, janë të përfshira dhjetëra shatërvanë. Një prej tyre është edhe fontana e përmendores “Luftëtari mbi kali” e Aleksandrit të Madh, e cili ka kushtuar rreth 7 milion euro. Nga grupi koordinues i arkitektëve në kuadër të Ministrisë së Kulturës, thonë se tek Qyteti i Shkupit kanë dorëzuar elaborate të disa objekteve që ti heqin ndërtimet pa leje, ku bëjnë pjesë edhe disa prej shatërvanëve dekorues në Sheshin Maqedonia. Nga Qyteti i Shkupit thonë se është hartuar një projekt për vendosjen e më shumë çezmave me ujë të pijshëm nëpër sheshin kryesorë./tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhduket në mënyrë misterioze 49-vjeçari në Ksamil, rrobat i gjenden në breg të detit

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa