LAJMI I FUNDIT:

Sheshi ’81 dhe dy shtatore në Prishtinë

Sheshi ’81 dhe dy shtatore në Prishtinë

Në këto ditë të vlimeve të mëdha politike e në rrethana pandemike, çdo temë tjetër që trajtohet, mund të duket e paqëlluar e rrjedhimisht edhe të mos e marrë vëmendjen e duhur të publikut.

Megjithatë, data e zhvillime të rëndësishme historike, përcaktuese për procese me peshë të madhe kombëtare, nuk duhet dhe nuk mund të lihen pa u rikujtuar e shënuar të paktën në përvjetorë.

Një bashkim tradicional familjarësh, bashkëveprimtarësh e qytetarësh të tjerë, çdo 2 prill, në vendin ku po në këtë datë të vitit 1981, në ballë të demonstratës gjithëpopullore ranë dëshmorët Naser Hajrizi e Asllan Pireva, sivjet, për herë të parë u bë i pamundur për shkak të situatës pandemike.


Demonstratat e vitit 1981, sikurse edhe ngjarje të tjera të rëndësishme në historinë tonë, në mesin e studiuesve, publicistëve, analistëve, gazetarëve, apo edhe njerëzve të politikës e të publikut të gjerë, kanë mbështetësit e tyre, por gjithashtu edhe kundërshtarët, mospajtuesit apo edhe stigmatizuesit.

Lëvizja kombëtare e kohës, rezultat i punës, aktivitetit dhe angazhimit të të cilës ishte dhe ky shpërthim popullor, jo rrallëherë është goditur e vazhdon të goditet, si në qëllim, ashtu edhe në rezultate, kryesisht nga eksponentë të ish-pushtetit jugosllav dhe mbështetës të tyre. Pretendimet se demonstratat e vitit 1981 i bënë dëm kauzës së avancimit të statusit të Kosovës në Jugosllavi, i ka demantuar vetë historia e mëvonshme.

Çfarëdo arritje politike e Kosovës gjatë kësaj periudhe, do të fashitej dhe do të binte në pikën zero në vitet 1989-1990, jo për fajin e saj, por se të tilla ishin projeksionet e qarqeve serbomëdha në Beograd, të cilat ishin konsoliduar në udhëheqjen e Serbisë e të Jugosllavisë, me në krye Slobodan Milosheviqin.

Lëvizja kombëtare dhe demonstratat e vitit 1981 vetëm sa ndaluan ushqyerjen me shpresa të rrejshme se Jugosllavia ishte shteti ideal për realizimin e të drejtave të tyre kombëtare e sociale.

Lëvizja, me angazhimin dhe aktivitetin e saj prej disa dekadash, jo vetëm që demaskoi politikat shoviniste të Serbisë e të Jugosllavisë ndaj shqiptarëve, por gjithashtu ruajti gjallë frymën e atdhedashurisë e të bashkimit me Shqipërinë, mobilizoi masat e gjera dhe trasoi rrugë për organizimet dhe shpërthimet e mëvonshme kryengritëse, duke shërbyer njëkohësisht edhe si model i tyre.

Trembëdhjetë vjet pas demonstratave të vitit 1968, pranvera e vitit 1981 hapi kapitullin e organizimeve të mëdha ilegale e legale, politike e ushtarake të shqiptarëve.

Demonstratat e prillit 1981 ishin të popullit dhe për popullin, ngase në krye të tyre u vunë bijtë më të mirë të tij dhe më 2 prill lagën tokën me gjakun e tyre të njomë.

Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, dëshmorët e parë të kësaj pranvere, ishin militantë të organizuar të Lëvizjes çlirimtare të kohës dhe organizatorë të të rinjve në demonstratën e mëngjesit të 2 prillit në qendër të Prishtinës.

U vranë nga të shtënat e oficerëve ushtarakë, të vendosur gjatë natës në objektin e Bankës Popullore.

Në vendin e rënies, pranë hyrjes së Qeverisë së Kosovës, sot qëndron një pllakë modeste në përkujtim të tyre dhe dy drurë që simbolizojnë dy heronjtë e rënë në ballë të demonstratës.

Le të shërbejë ky përvjetor edhe si një thirrje për udhëheqjen e Komunës së Prishtinës që të mendojë për t’u dhënë demonstratave të ’81-es dhe të rënëve të tyre, vendin meritor në kryeqytet.

Nuk e rëndojnë qendrën e Prishtinës dy shtatore të këtyre dy heronjve dhe një shesh i ri pikërisht në vendin ku ata ranë, e që simbolikisht do të mund të quhej “Sheshi ‘81”, “Sheshi i dëshmorëve” etj. Përkundrazi, Prishtina asnjëherë nuk do të jetë e plotë pa i dhënë hapësirën e merituar kësaj kryengritjeje dhe heronjve të saj.

Vitin e ardhshëm do të jetë 40-vjetori i këtyre demonstratave dhe i rënies së dëshmorëve të tyre, prandaj le të shërbejë ky jubile për ta jetësuar këtë mision dhe për të skalitur në kujtesën e brezave këtë pjesë të historisë kombëtare.

Në trend

Më shumë
Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Magazina
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Magazina
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina

"Ti na shkatërron gjumin, tallesh me ne, ti nuk e përfaqëson Kosovën, atë e përfaqësojnë martirët e UÇK-së", Laert Vasili i çartet Gjestit në spektakël

Magazina
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori