LAJMI I FUNDIT:

Sheshel: Të presim derisa të shkojë NATO dhe ta marrin Kosovën e Shqipërinë deri në Durrës

Sheshel: Të presim derisa të shkojë NATO dhe ta marrin Kosovën e Shqipërinë deri në Durrës

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili është dënuar me 10 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte, vazhdon me deklarata që bëjnë thirrje për luftë në Kosovë. Madje ai shkon edhe më larg duke synuar që Serbia të marrë edhe një pjesë të Shqipërisë.

Sheshel, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se Serbia duhet të përgatitet që me luftë sërish ta marr Kosovën, pasi nga atje të tërhiqen forcat e NATO-s.

“Në mënyrë që ta çlirojmë Kosovën dhe Metohinë, ne duhet që me forca të fuqishme ushtarake dhe policore të ndjekim të gjithë shqiptarët që nuk e njohin shtetin serb. Këtë nuk mund ta bëjmë derisa NATO është atje. Ndërkohë, derisa presim  që NATO shkojë dhe të vërsulemi atje, duhet që nën kontroll të fortë serb të mbajmë bile një pjesë të Kosovës”, ka shkruar Sheshel, raporton Telegrafi.


https://twitter.com/predsednikSRS/status/1031075142997303297

Ai më pastaj u ndërlidh edhe me një mesazh tjetër rreth demarkacionit dhe tha se “kjo nuk duhet të ndodhë”.

“Nuk duam kurrëfarë demarkacioni me shqiptarët. Ne serbët duhet të bëjmë demarkacionin në Shqipëri me grekët, diku në rripin e Durrësit. Perandoria Austro-Hungareze e krijoi Shqipërinë si një shtet artificial, për të parandaluar Serbinë të dalë në det. Në Shqipërinë e Veriut, është trashëgimia jonë. Atje gjithçka është serbe, edhe toka dhe guri”, tha Sheshel në një postim në rrjetin social. /Telegrafi/

https://twitter.com/predsednikSRS/status/1031077296231337984

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori