Shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi ka deklaruar se ende nuk i kanë votat për ratifikimin e demarkacionit.
Ai ka bërë të ditur se dilemat aktualisht janë tek deputetët e Listës Serbe dhe atyre të Vetëvendosjes.
“Aktualisht nuk janë votat e siguruar, po të kishin qenë do të ishte thirrë seanca. Nuk ka dilema a duhet të votohet apo të mos votohet ky version i demarkacionit, sa ju përket partive shqiptare. 78 vota janë ‘për’, pa deputetët e Listës Serbe dhe nevojiten edhe dy apo tre vota, ose nga kjo parti ose nga deputetët e VV-së”, është shprehur Sherifi në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.
Sa i përket marrëveshjes aktuale për demarkacioni me Malin e Zi, Sherifi ka thënë se dallimi në mes të Nisma-s, AAK-së dhe VV-së qëndron tek deklarata e nënshkruar nga dy presidentët, Vujanoviq dhe Thaçi, se a mjafton kjo deklaratë.
“Ata thonë se nuk është e mjaftueshme. Edhe nëse nuk është e mjaftueshme kjo është një mundësi për të ratifikuar marrëveshjen duke hapur një kapitull të ri, që në të ardhmen të rishikohet marrëveshja”, është shprehur Sherifi.
Ai gjithashtu ka thënë se po të mos ekzistonte presioni i bashkësisë ndërkombëtare dhe i qytetarëve do kishte mundësi që fillimisht të rishikohej marrëveshja pastaj të ratifikohej.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë