Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi i shoqëruar nga deputetë të këtij subjekti kanë zhvilluar një takim me Shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Në një njoftim të Grupit Parlamentar të Nismës në këtë takim është diskutuar për çështjet politike në vend.
Po sipas njoftimit, Sherifi tha se Kosova ka përfunduar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave dhe pret nga BE që në pjesën e parë të këtij viti t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë.
Sa i përket dialogut, shefi i deputetëve të Nismës ka përsëritur qëndrimin e këtij subjekti së nuk pranohet temë diskutimi ndarja e territorit apo shkëmbimi i territoreve.
Sekretari i Nismës ka folur edhe për vendosjen e taksës, e cila thotë Sherifi së është një masë vetëmbrojtëse.
Njoftimi i plotë i GP të Nismës:
Sot, Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate z. Bilall Sherifi së bashku me Kryetarin e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Haxhi Shala, anëtaren e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi znj. Albulena Balaj-Halimaj dhe anëtarin e Komisionit për Buxhet dhe Financa z. Enver Hoti, kanë pritur në takim Shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Në këtë takim znj. Apostolova ka theksuar prioritetet e BE-së për Kosovën në vitin 2019. Gjitashtu, me theks të veçantë në këtë takim u fol për Dialogun Kosovë-Serbi, Liberalizimin e Vizave, Taksën 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje-Hercekovina, Reforma në Administratën Publike, Reforma në Arsim, Reforma Zgjedhore, Ligjin për Paga dhe për Mjedisin.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate z. Bilall Sherifi theksoi se Kosova ka përfunduar gjitha detyrimet për Liberalizimin e Vizave dhe pret që vendet e BE-së në pjesën e parë të vitit 2019 t’i mundësojnë qytetarëve të Kosovës levizjen e lirë.
Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, z. Sherifi tha se qëndrimi i NISMA’s në dialog është i ditur. Ne nuk pranojmë që temë diskutimi të jetë ndarja e territorit apo shkëmbimi i territoreve. Me formimin e Ekipit Shtetëror për dialog me Serbinë, bashkëdrejtues i të cilit është Kryetari i NISMA’s z. Fatmir Limaj, besojmë që do të ketë progres në këtë çështje, tha ndër tjerash z. Sherifi.
Lidhur me Taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe B&H-së, Kryetari i Grupit Parlamentar tha se është një vetëmbrojtje ndaj veprimeve që ka bërë ndër vite Serbia ndaj Kosovës. Taksa nuk duhet të largohet derisa pala Serbe të ndryshoj veprimet që ka bërë deri tani ndaj Kosovës. Çdo popull ka të drejt të mbrohet kur sulmohet, ne po mbrohemi nga sulmet agresive që po bën Serbia ndaj Kosovës, tha ndër tjerash z. Sherifi për Taksën ndaj Serbisë dhe B&H-së.
Ndër tjera, Kryetari i Grupit Parlamentar të NISMA’s, Bilall Sherifi theksoi se NISMA Socialdemokrate është e përkushtuar që gjatë vitit 2019 të jep kontributin e saj në gjitha çështjet që janë prioritet për vendin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite