LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Thaçi më parë pranon që Kosova të humb territor, se sa të pranoj se ka gabuar

Sherifi: Thaçi më parë pranon që Kosova të humb territor, se sa të pranoj se ka gabuar

Shefi i grupit parlamentar të Nisma për Kosovën, Bilal Sherifi, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po shpikë terme për kundërshtuesit e marrëveshjes aktuale të demarkacionit.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, ka thënë se Thaçi më nuk pyetet rreth temës së kufirit në mes Kosovës dhe fqinjit perëndimor.

“Ai tash reagon, sepse e ka nënshkruar me dorën e tij, kur ka qenë ministër i Punëve të Jashtme (MPJ). Më parë pranon që Kosova të humb territory, se sa ta pranoj që ka qenë gabim. Sa hërë Thaçi mban pozicion, ma shton bindjen se version i kaluar ka qenë gabim”, ka shtuar Sherifi./Telegrafi/