Shefi i deputetëve të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka treguar se si ka ardhur deri te propozimi që dialogu të udhëhiqet nga Kuvendi.
“Qeveria ka konstatuar se periudha e dialogut teknik ka përfunduar. Presidenti doli me idenë e ashtuquajtur korrigjimi i kufirit që në thelb qëndron ndarja e Kosovës dhe nga ky moment kryeministri hoqi dorë nga mandati i tij për të udhëhequr bisedimet me arsyetimin se është i zënë me punë këtu”, tha Sherifi, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Nga momenti kur ia ka dorëzuar presidentit, ai filloi të shpalosë se nuk e ka ndërmend të shkojë në rrugën konvencionale për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Serbinë”.
“Nga veprimet e kryeministrit dhe presidentit u krijua një situatë jo e mirë dhe është shtruar nevoja që Kuvendi të aktivizohet për të legjitimuar një delegacion. Edhe ashtu çdo marrëveshje që miraton Qeveria duhet të vjen në Kuvend dhe deputetët e kanë fjalën e fundit”.
“Për të mos e lënë presidentin që të mos ecë idenë e tij e dhashë idenë që dialogu gjithsesi duhet të mbetet brenda Qeverisë. Nëse kryeministri nuk do, mendon që i nuk duhet të merret me këtë punë, atëherë së paku njëri nga zëvendëskryeminstrat e tij dhe kam propozuar Limajn që të udhëheq një delegacion”.
“Faza tjetër, u bashkëngjit PSD-ja. Unë dhe Dardan Molliqaj kemi filluar që së pari të bisedojmë për bashkëkryesim. Marrëveshja u formalizua, Kuvendi e votoi. Platforma u miratua dhe gjërat rrodhën si rrodhën”.
Sherifi tha se Serbia po e përdorë si pretekst tarifën sepse nuk po e arrin atë që e dëshiron nga dialogu me Kosovën.
“Tarifa është vetëm pretekst sepse nuk është arsye e qëndrueshme. Nëse Serbia e dinte që në këtë proces do të merrte ndonjë pjesë të tokës së Kosovës do ta harronte taksën. Në këtë proces e panë që nuk mund të marrin atë që duan dhe nuk po hynë fare. Një marrëveshje që i jep territor do të ishte e pranueshme nga Serbia”.
“Kosova duhet të ofrojë një pako të kushteve me çka do të hiqte taksën dhe se cilat veprime të bëjë Serbia për të hequr tarifën. Nisma beson që të mund të nxjerrim një numër kushtesh për të negociuar heqjen e tarifës. Por, nuk kemi arritur të gjejmë një gjuhë të përbashkët nga partneret e koalicionit”.
“Diplomacia jonë ka mund të bëjë më shumë. Jo vetëm në nivel të ambasadave po edhe jashtë saj, për të fituar këtë betejë që nuk është faji jonë. Serbia ka krye veprime kundër nesh dhe ne po mbrohemi, t’i trajtojmë këto veç e veç dhe asnjëra palë të mos vendosë sanksione”.
Sherifi tha se me taksën po bëhet edhe elektorat nga partitë dhe sipas tij kjo gjë nuk është e ndershme.
Ai duke komentuar takimin që së fundi është mbajtur në Berlin me thirrjen e kabinetit të kancelares Angela Merkel në mes delegacionit kosovar dhe atij serb, tha se presidenti Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet të flasë për takime të fshehta.
“Së pari do të përjashtoj nga e drejta për të kritikuar presidentin Hashim Thaçi sa i përket takimeve të fshehta. Ai ia ka hequr vetes të drejtën morale për të kritikuar këdo për këso lloj takimesh. Ai ka mbajtur me dhjetëra, mos më shumë takime të fshehta dhe është i fundit. Unë po flas për ato takime të fshehta dhe jo për ato transparente”.
“Para se të flasim se a ka qenë konfidencial, apo nga kush ka qenë i thirrur – mendoj që është bërë gabim që është pranuar të vazhdohet dialogu teknik sepse kur Kuvendi ka miratuar një platformë dhe delegacion, nga ai moment dialogu teknik ka pushuar së ekzistuari”.
“Askush nuk ka pasur të drejtë madje as kryeministri në një mënyrë të njëanshme, qoftë edhe me kërkesë të kancelarës Merkel sepse ajo ka pasë edhe kërkesa të tjera që ne s’i kemi pranuar, gati një vit që s’ka pasë asnjë takim të dialogut teknik. Prandaj, nuk është dashur të mbahet sepse për gati tetë muaj nuk ka pasur takime të natyrës teknike”.
“Është koha të ulen të katër liderët se a duhet vazhduar dialogu teknik apo politik. Një dialog që e kemi shpallë të dëmshëm, Serbia ka ble kohë. Pra, pse duhet të fillojë një format të dialogut, për të cilin Serbia ka fituar kohë?”.
Sherifi tha se Nisma është duke u zgjeruar me mijëra aderime të reja dhe se është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025