Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se ofertën e sotme të Qeverisë, SBASHK-u e ka pasur në tavolinë qysh në javën e parë të grevës.
Sipas tij, kjo ofertë i kishte ardhur nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
“Në funksion të informimit të drejtë të publikut, më duhet të sqaroj se këtë ofertë të cilën sot e pranoi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari dhe e shpalli si fitore të grevës, e ka pasur ne tavolinë qysh gjatë javës së parë të grevës. Një ofertë e tillë atij i është bërë nga ministri i arsimit Shyqyri Bytyqi, ofertë e cila ka qenë e koordinuar me zv/kryeministrin Fatmir Limaj dhe me deputetët e Nismës, me qellim që, nëse SBASHK-u e pranon e njëjta së pari t’i prezantohet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe më pas përmes tij të dërgohet në Qeveri”, ka shkruar Sherifi, transmeton Telegrafi.
Sherifi tutje ka thënë se ofertën e njëjtë, Sindikata e Arsimit e kishte refuzuar.
Shefi i deputetëve të Nismës, thotë se greva në arsim ka qenë për arsye të agjendave politike.
“Sot, ai, ofertën të cilën e konsideronte të pa pranueshme dhe ofenduese e shpalli fitore. Shumë mirë. Edhe unë ia uroj fitoren! Përmes këtij veprimi të sotëm, ai dëshmoi se në grevë ka hyre në funksion të agjendave partiake, dhe jo me qëllim të arritjes të një pozicioni më të mirë për mësimdhënësit në ligjin për paga aq shumë të debatuar dhe të kontestuar në publik!”, ka shkruar tutje Sherifi.
Ai ka kërkuar një sqarim nga Rrahman Jasharaj, që sipas tij, të tregojë me urdhër të kujt e ka nisur grevën.
“Pra, meqë marrëveshja është e njëjta që i është ofruar atij që në fillim të grevës, Kryetari i SBASHK-ut e ka për detyrë t’ua sqarojë qytetarëve të Kosovës, se me urdhër të kujt e filloi grevën dhe me urdhër kujt e ndërpreu atë! Kryetari i SBASHK-ut duhet ta merr përgjegjësinë për javët e humbura në mësim dhe të jep llogari para nxënësve, mësimdhënësve qytetarëve dhe para atyre që e kanë zgjedhur’ Nëse ai nuk është i gatshëm ta merr përgjegjësinë për veprimet e tij, ata që e kanë zgjedhur duhet ta shkarkojnë për dëmet që ua ka shkaktuar nxënësve në funksion të dobisë personale dhe të agjendave partiake!”, përfundon postimi i Bilall Sherifit në Facebook.
Ndryshe, SBASHK-u ka vendosur që pas marrëveshjes me qeverinë të pezullohet greva. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit