LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: PAN-i po ofron kompromis

Sherifi: PAN-i po ofron kompromis

Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se në takimin e së premtes që është mbajtur në mes të përfaqësuesve të partive politike, në të cilin ishte i pranishëm edhe kryesuesi i seancës konstitutive, PAN-i dha një propozim për tejkalimin e kësaj situate.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Sherifi ka thënë se PAN-i ka shprehur gatishmëri të bëjë kompromis duke hequr dorë nga kandidimi i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, për të propozuar një kandidat tjetër, me kusht që Lëvizja Vetëvendosje! dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Ai ka treguar se këtë ofertë LV-ja dhe LAA-ja do ta kenë në dispozicion deri më 9 gusht. Sherifi ka thënë se LV-ja dhe LAA-ja nuk kanë koalicion sikurse në 2014-n.


“Meqë nuk arrijnë ta bëjnë mazhorancën vetë, po dëshirojnë ta pengojnë konstituimin e Kuvendit duke e penguar zgjedhjen e Veselit kryeparlamentar”, është shprehur Sherifi.

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori