Nisma Socialdemokrate në një konferencë për media ka shprehur besimin se do të jetë pjesë e ardhshme e Kuvendit të Kosovës me gjashtë deri në shtatë deputetë, pasi llogarit të marrë edhe vota nga diaspora.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi, tha se pret që nga numërimi i votave nga diaspora të marrin deri në katër mijë vota, përfshirë edhe pjesën e diasporës që ka votuar për partnerin tjetër të koalicionit zgjedhor AKR, dhe me këto shifra, sipas tij, ata do të jenë pjesë e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës.
“Sipas përllogaritjeve tona të shtabit qendror në bashkëpunim me shtabet e degëve tona, rezulton se në fund të procesit të numërimit të votave të kutive të rregullta dhe me kusht, Nisma ka të konfirmuara nga degët e veta rreth 40 mijë vota dhe pasi të përfundojë procesi i numërimit të votave me kusht dhe këtyre të rregullta, fillon procesi i numërimit të votave nga diaspora, ku sipas kandidatëve tanë, presim të marrim 3,500 deri 4,000 vota. Nisma vetëm me votat e saj, pa AKR-në, sepse edhe AKR-ja sipas informatave që kanë, edhe ata kanë vota në diasporë, koalicioni do të sillet nga 44,000-4,000 vota të vlefshme. Sipas kësaj, koalicioni do të ketë mbi 5,5 për qind, që do të thotë se gjashtë mandate janë të sigurta dhe mund të luftohet edhe për mandatin e shtatë”, tha Sherifi, transmeton kp.
Për më tepër, ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë ushtruar disa ankesa për mos përputhje të votave të kutive me ato të kandidatëve nga radhët e kësaj partie.
“Gjithashtu ne sot, zyra jonë ligjore ka ushtruar disa ankesa për mos përputhje të votave të kutive me ato të kandidatëve, kanë ushtruar rreth dhjetë ankesa, edhe nesër do të parashtrohen disa ankesa. Ne jemi të bindur se do të kemi gjashtë mandate të sigurta dhe ka gjasa maksimale të merret edhe mandati i shtatë”, tha Sherifi.
Sipas tij, ky rezultat është një fitore e jashtëzakonshme e Nismës Socialdemokrate, në një garë siç u shpreh, mes titanësh, ku dalja e votuesve në zgjedhje ishte mjaft masive.
“Ky rezultat dhe kjo fitore është e jashtëzakonshme e Nisma Socialdemokrate. Nëse të tjerët mund të festojnë se kanë dalë të parët apo të dytët, Nisma Socialdemokrate ka arsye të festojë se është bërë pjesë e Parlamentit dhe pashmangshëm do të jetë pjesë e qeverisë dhe numrat thonë se pa mandatet e Nismës do të jetë e vështirë kush-do-qoftë të arrijë këtë 61-in magjik”, tha Sherifi.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Nisma Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit hyri në koalicion me AKR-në dhe PD-në, ka marrë 4.89 për qind të votave./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
A ishte në lidhje Anisa me Gjestin para Big Brother VIP Kosova?
Van Nistelrooy thyen heshtjen pasi Ruben Amorim e largoi atë nga Unitedi pa paralajmërim
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Nga Llukari në Maribor deri te Amsterdam Arena brenda pak muajsh – si ndodhi transferimi i Ismet Munishit në Slloveni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët