Nisma Socialdemokrate dega në Viti ka mbajtur një takim me strukturat e saj. Në këtë takim është formalizuar Grupi Koordinues i Nismës Socialdemokrate për këtë qytet.
Prezent në këtë tubim nga qendra ishte Sekretari dhe Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi. Ky i fundit tha se pas zgjedhjeve lokale u shtru nevoja për të nisur Kuvendet e Punës pasi shumë njerëz të ri duan të bëheshin pjesë e Nismës.
Sherifi tha se Nisma i ka hapur dyert për të gjithë ata që mund të japin kontributin e tyre pa paragjykuar se ku kanë qenë më herët.
“Jemi sot në Viti për të formalizuar Grupin Koordinues. Presim që ky Grup Koordinues të shtrijë aktivitetin në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Vitisë. Dega e Vitisë ka pasë disa ulje-ngritje. Nisma jo vetëm sa nuk është shkrirë, por ajo është fuqizuar akoma edhe më shumë”, ka thënë Sherifi të hënën në Viti.
Më tutje ai është shprehur i bindur se kurdo që mbahen zgjedhjet Nisma do të dalë edhe më e fortë.
Nisma Socialdemokrate, sipas tij, angazhohet për krijimin e perspektivës së të rinjve. Nisma thotë Sherifi se po rritet dhe po fuqizohet dhe me forcimin e Nismës, sipas tij, do të forcohet Vitia dhe Kosova.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se fryma e Nismës Socialdemokrate po zgjerohet çdo ditë e më shumë.
“Ne po japim shembull se si qeveriset si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Rritja e Nismës po ndodhë për shkak të punës së mirë që po bëhet në nivel qendror. Ne kemi ulur kokën dhe po punojmë dhe kjo më së shumti i është dashur qytetarëve të Kosovës. Politikat e Nismës Socialdemokrate këtë e kërkojnë”, ka thënë Bytyqi.
Qytetarët e Kosovës, sipas tij, kanë nevojë më së shumti për politikat socialdemokrate të Nismës.
E, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se Nisma në Viti do të shtrihet fuqishëm. Ai është shprehur i bindur se në Viti, Nisma do të jetë një forcë politike serioze.
Ai tha se Nisma ka dëshmuar se është parti me parime dhe konsistente në qëndrimet e saj. Nisma në qeveri, sipas tij, po e kryen një punë mjaft të mirë.
Ndërsa, koordinatori i Nismës për Viti, Kastriot Sylejmani ka thënë se Nisma Socialdemokrate që prej themelimit ka dëshmuar se interesin e shteti e ka në rënd të parë.
“Nisma në qeveri po jep shembull se si punohet në shërbim të qytetarëve dhe në të mirë të vendit. Rrugëtimi ynë ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Nisma Socialdemokrate ka pasur shtrirje në komunën tonë, pavarësisht sfidave ajo ka rritur të jetë afër qytetarëve dhe elektoratit të vet. Si koordinator i degës bashkë me ekipin punues do të angazhohem që Nisma të jetë faktor në nivel lokal dhe atë qendror”, ka thënë Sylejmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë