Sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se Isa Mustafa ka filluar të nxjerr nga xhepat e tij marifete të njëpasnjëshme për të fituar sa më shumë kohë, në mënyrë që Kadri Veselit t’ia djeg planet për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme në muajin qershor dhe me këtë edhe turrin e dëgjimit të
“Fillimit të Ri”.
Këto komente Sherifi i ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar më tej se është në duar të deputetëve të Kosovës (pozitë dhe opozitë) që t’u japin fund marifeteve politike me rreziqe për Kosovën dhe kështu ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme!
Postimi i plotë:
I vënë nën presionin e partnerit të koalicionit qeverisës PDK-së, se nëse nuk ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Isa Mustafa ka filluar të nxjerr nga xhepat e tij marifete të njëpasnjëshme për të fituar sa më shumë kohë, në mënyrë që Kadri Veselit t’ia djeg planet për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme në muajin qershor dhe me këtë edhe turrin e dëgjimit të “Fillimit të Ri”!
Si duket Isa Mustafa i ka bërë mirë llogaritë, se nëse qeveria e tij nuk bie deri nga mesi i këtij muaji, rënia e së cilës do të kishte për pasojë shpërndarjen e Kuvendit, afati i qershorit për t’u mbajtur zgjedhjet e parakohshme do të binte poshtë si mundësi dhe kështu Isa Mustafa dhe LDK-ja do të fitonin kohë së paku deri në vjeshtë të këtij viti, kur sipas afatit kushtetues do të mbahen zgjedhjet komunale!
Prandaj, për të realizuar këtë qëllim, pra shtyrjen e rënies së qeverisë së tij, Isa Mustafa, ka filluar të shërbehet me marifete të cilave edhe mjeshtri i iluzionizmit, magjistari amerikan Harry Houdini do t’ua kishte lakmi.
MARIFETI I PARË në funksion të blerjes së kohës ishte mbajtja mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së më 12 prill, gjoja për të marrë vendim për ta votuar Marrëveshjen e Demarkacionit, thuajse deri atëherë LDK nuk kishte një vendim për marrëveshjen.
MARIFETI I DYTË ishte shkuarja në Bruksel më 24 prill për të kërkuar nga BE-ja suspendimin e kushtit të demarkacionit për liberalizimin e vizave për dy vite edhe pse e dinte se një gjë e tillë është e pa mmundur!
MARIFETI I TRETË sërish në funksion të blerjes së kohës, është shqyrtimi nga qeveria i propozimit të disa deputetetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së, në të cilin parashihet që marrëveshjes t’i shtohet një dispozitë e cila do ta obligonte qeverinë që pas dy viteve ta shqyrtojë një pjesë të vijës kufitare me Malin e Zi, siç janë Kulla e Zhlebit dhe Çakorri!
Nëse dikush në udhëheqje të PDK-së ka iluzione se Isa Mustafa një ditë do të pranojë që nuk i ka votat dhe rrjedhimisht do të pajtohet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme me marrëveshje, ashtu siç ka dëshirë të thotë kryetari i PDK-së Kadri Veseli, i siguroj se janë duke pritur kot. Sepse, sapo të përfundojë “magjia” e MARIFETIT të tretë, nga diku do ta nxjerr marifetin e tij të radhës.
E kaluara e Isa Mustafës ka dëshmuar se pritja, që nga koha kur është rikthyer në politikë dhe deri më sot ka shkuar në favor të tij!
Është në duar të deputetëve të Kosovës (pozitë dhe opozitë) që t’u japin fund marifeteve politike me rreziqe për Kosovën dhe kështu ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme!/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos