LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Limaj kontriboi për t’u arritur marrëveshja shtesë e cila zhbllokon vendin

Sherifi: Limaj kontriboi për t’u arritur marrëveshja shtesë e cila zhbllokon vendin

Shefi i grupit parlamentar i partisë NISMA Sociademekrate Bilall Sherifi ka thënë se marrëveshja për demarkimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi e nënshkruar nga Qeveritë e dy vendeve u shndërrua në një pengesë të pa kapërcyeshme në rrugën e integrimeve Euro Atllantike.

Në një prononcim për Telegrafi, Sherifi ka theksuar se Limaj është angazhuar që të japë kontributin e tij në funksion të gjetjes së një zgjidhje përmes së cilës Mali i Zi dhe Kosova do të nënshkruanin një dokument shtesë.

“Duke e parë që kjo marrëveshje si e tillë nuk kishte mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend për t’u ratifikuar, Fatmir Limaj në cilësinë e Zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës, i mandatuar nga kryeministri z. Haradinaj është angazhuar që të japë kontributin e tij në funksion të gjetjes së një zgjidhje përmes së cilës Mali i Zi dhe Kosova do të nënshkruanin një dokument shtesë i cili do t’i obligonte dy vendet tona që pas ratifikimit të marrëveshjes, e njejta do të rishikohet në pjesët në të cilat janë ngritur dilema” ka deklaruar Sherifi.


Më tej ai ka shtuar se tanimë siç është informuar edhe publiku i gjërë përmes dokumentit të nënshkruar nga presidentët e dy shteteve, Filip Vujanoviq dhe Hashim Thaçi kjo gjë është arritur.

Ndërkaq, konsensusin për votim të kësaj marrëveshje e kanë shprehur të gjitha subjektet politike në një takim me presidentin Thaçi dhe ambasadorët e vendeve të Quintit, ku janë zotuar se deputetët e tyre do të votojnë pro kalimit të marrëveshjes që i jep fund izolimit të qytetarëve kosovarë për të udhëtuar pa viza/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori